Vota e diasporës, deputeti i PS: Opozita qysh në fillim të dialogut s’kishte dakordësi, s’ka besim të vota me postë

Vota e diasporës është ende peng i palëve politike! Grupi i Dialogut përfundoi punën pa konsensus dhe Partia Socialiste depozitoi ndryshimet në Kuvend pa pritur opozitën. I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, deputeti socialist Lavdrim Krashi tha se nga pala e opozitës nuk kishte dakordësi qysh në nisje të bisedimeve. Sipas Krashit, PD nuk ka besim tek posta, pasi sipas tyre është e korruptuar.

‘Për fat të keq nga kampi opozitar u vu re një qasje padakordësisë qysh në fillim të bisedës sa i takon mundësisë së votës në diasporës. Duhet e drejta e votës që është mohuar nga klasa politike. Fakti është që edhe në mars PS e paraqiti planin e vet. Ne do të paraqesim një plan. Ai është një plan që kërkon diskutim që për fat të keq nuk ndodhi. Opozita nuk ka asnjëlloj dakordësie. Opozita ka argumente sa i takon postës, nuk i besojnë postës sepse posta sipas tyre është e korruptuar dhe ja jep votën PS këta janë akuza të pabazuara.

Duhet të ketë besueshmëri. Sot jemi para një situate ku PS ka paraqitur një projekt dhe nuk është ndonjë shpikje rakete, është shumë e ngjashme. Të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe rajonit e aplikojnë.  Çdo gjë është lënë për në minutën e fundit. Nëse ka vullnet politik ashtu sikurse PS e ka shprehur, ky është një prej atyre ligjeve që do të ketë mbështetjen e gjithë parlamentit të Shqipërisë.’- tha Krashi.

Nga ana tjetër avokati Klodian Rado, nga Lëvizja për Diasporën, tha se PS ka sjellë një projekt makro, që i lë shumë çështje në dorë KQZ-së.

‘Krijuam një grup punë të ekspertëve më të mirë nga kontinentet të ndryshme dhe duke parë modele të ndryshme dhe erdhëm me një projekt. Është një draft pune ku palët mund të diskutonin se cila ishte alternativa më e mirë. Vizioni është qëllimi që duam të mbërrinim në realizimin e votës së diasporës.

Lajmi i mirë është se ka pika ku bashkohemi se si do të numërohen dhe ku do të numërohen.  Do të ishte më mirë që projekti të vinte si ndryshim të Kodit zgjedhor. Ka sjellë një projekt shumë makro dhe lë në dorë të KQZ-së që të regjistrojë shumë çështje të rëndësishme që lidhen me këtë ligj.’- u shpreh Rado.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion