Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi

Të gjithë votuesit shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe janë regjistruar për të votuar me postë, duhet të kujdesen që gjatë muajit prill të jenë në shtëpi. Kjo pasi, zarfi zgjedhor nuk do të lihet në kutitë postare ku zakonisht qytetarët e huaj marrin fatura po dokumente të tjera.

Kjo pako do të duhet të dorëzohet personalisht tek votuesi, dhe jo tek ndonjë familjar tjetër apo i njohur i tij.

Për ta bërë këtë, korrieri do të trokasë në adresën që emigranti ka deklaruar në KQZ. Nëse nuk e gjen herën e parë, do të vijë në një orar tjetër, ditë tjetër për herë të dytë, dhe së fundmi për një herë të tretë.  Nëse asnjëherë nuk e gjen personalisht votuesin, zarfi i tij do të kthehet në Shqipëri.

Në momentin kur korrieri e gjen zgjedhësin në adresën e deklaruar, do t’i kërkojë një mjet identifikimi, dhe pasi të sigurohet që është ai, do t’i dorëzojë zarfin zgjedhor në këmbim të firmës.

Për mënyrën se si duhet të plotësojnë korrekt fletën e votimit dhe si do ta dërgojnë mbrapsht atë do të sqarohen nëpërmjet udhëzuesit që do t'ju shkojë bashkë me zarfin me fletën e votimit. 

Posta e kthimit për në KQZ është e paguar. Zarfin i kthimit mbrapsht do t'ju shkojë gjithashtu bashkë me zarfin me fletën e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar për paketimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit zgjedhor që do dërgohet në adresën e deklaruar nga votuesit nga diaspora në PER. 

Data kur do të nisë shpërndarja të zarfeve me dokumentacionin zgjedhor pritet të jetë në 8 prill. Procesi i dërgimit, po më pas grumbullimi dhe numërimi i votës së diasporës, do të bëhet në Parkun Olimpik, Feti Borova.

KQZ i kërkoi policisë që nga 1 prilli deri më 20 maj, ky ambient të ruhet me forca sigurie për këtë qëllim.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andis Tabaku: 28/03/2025 21:37

    Punoj ne sherbimin postar amerikan prej 18 vitesh ketu ne Los Angeles. Duhet te vije me “register mail” ose rekomande sepse eshte e vetmja mundesi e sigurte. N.q.s postieri nuk e gjen heren e pare votuesin ai e skanon barcode dhe leshon nje slip qe te imformoje qytetarin qe nje perpjekje u be per te derguar. Qytetari me ate slip ose flete shkon tek Posta lokale kur adresa e tij ben pjese dhe e terheq fleten e votimit. Duhet patjeter te kete nje dokument identifikimi. Dhe mbasi e ploteson e dergon tek cdo poste USPS.

    Përgjigju
  • ARDA COSTRUZIONI: 28/03/2025 09:13

    Mirëdita duhet t'a sjellin me rekomande ,ose korrieri te kete numrin e cel Do kaloje ,trokasi , therrasi etj jan kot .vetem rekomande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Rama ironizon opozitën: Në pasqyrat e darkës dëgjoj që ata thonë se dhe nëse ‘Këneta’ fiton hyjmë në BE! Qesharake

Rama ironizon opozitën: Në pasqyrat e darkës dëgjoj që ata thonë se dhe nëse ‘Këneta’ fiton hyjmë në BE! Qesharake