Vota kundër e PD-LSI, Rama:Nuk
duan aeroportin por duan çizme

Vota kundër e PD-LSI, Rama:Nuk<br />duan aeroportin por duan çizme<br /><br>
Kryeministri Rama ka reaguar për votimin kundër në parim të PD dhe LSI në Komisionin e Ligjeve për aeroportin e Vlorës, ku raportoi ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Rama shkruan në facebook për këtë votë kundër nga PD dhe LSI se nuk duan 100 mln euro investim dhe 1000 të punësuar por duan çizme.

"Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?100 mlnEU investim 1000 të punêsuar të përhershëm superimpakt ekonomik!JO duan çizme", shkruan Rama në Facebook. 

Në komisionin e Ligjeve ditën e sotme , ministri Gjiknuri u shpreh se ky aeroport do të punësojë 1000 punëtorë të përhershëm, dhe do të rrisë interesin ekonomik të Novoselës, por kjo nuk i bindi deputetët e PD dhe LSI, të cilët votuan kundër në parim të këtij projekligji, i cili të enjten do të shkojë në Parlament për votim. 

Gjithashtu ministri Ahmetaj nga komisioni i Ekonomisë është shprehur se "nga ky aeroport synohen 600 mijë pasagjerë në tre vitet e para dhe se eksperienca me aeroportin e Rinasit nuk ishte shumë e mirë dhe na ka mësuar si të negociojmë për aeroportin e ri në Vlorë. Vetëm 2.5 mln dollarë do të jetë kostoja e paguar nga shteti”.

Gjiknuri nga Komisioni i Ekonomisë u shpreh se "kërkon nga kuvendi autorizimin për nisjen e negociatave me një kompani turke për ndërtimin e aeroportit". 

Sipas premtimit të Kryeministrit Rama pak ditë më parë, punimet për këtë aeroport do të nisin në qershor të këtij viti dhe fluturimi i parë nga ky aeroport do të bëhet në 2021.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore