Kuvendi kaloi amnistinë penale, Manja kërkon fillimin e zbatimit me korrektësi dhe pa vonesa! Mirënjohje deputetëve që e votuan: Akt humanizmi!

Kuvendi kaloi amnistinë penale, Manja kërkon fillimin e zbatimit me korrektësi dhe pa vonesa! Mirënjohje deputetëve që e votuan: Akt humanizmi!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me votimin e djeshëm të amnistisë penale në parlament, e cila u miratua me 116 vota pro në parim. Manja shpreh vlerësimin e tij për arritjen e një konsensusi të tillë më kolegët e opozitës.

‘E kam paralajmëruar qysh në fillim të këtij sesioni parlamentar se amnistia do të kalonte me mbi 100 vota. Kur gazetarët e nderuar më kanë pyetur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë se "ku do ti gjesh votat", jam përgjigjur me bindje se votat janë brenda kësaj salle dhe kam drejtuar gishtin nga salla e seancave plenare. Si Ministër Drejtësie, kam propozuar ligjin në qeveri me shpresën për të marrë të njëjtën mbështetje edhe në parlament nga deputetët e të gjitha prurjeve politike.

Dëshiroja të ruhej tradita e mirë që ka dominuar në atë sallë, sa herë ka patur votime për amnistinë penale përtej llogoreve politike e të mos isha unë "sebepçiu" i prishjes së kësaj tradite të mirë, nga të paktat që është ruajtur në atë sallë, nga ajo lloj politike e kulture balte që ka mbjellë ajo sallë në sytë e shqiptarëve. Gjithashtu, dëshiroja që puna e ekspertëve të cilët punuan me draftin e amnistisë të respektohej dhe të ishte larg çdo ndikimi politik, për të siguruar një akt mëshire për ata që kanë rënë në konflikt me ligjin penal, siç ua ka garantuar Kushtetuta dhe ligji.’

Manja shton se nga projektligji i aprovuar nuk kanë asnjë përfitimi subjektet e SPAK dhe GJKKO.

‘Dje, kjo ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë! Amnistia mori 116 vota pro në parim, ruajtëm traditën e mirë të asaj salle dhe votuam një produkt ligjor të punuar nga ekspertë të fushës! Por, asaj salle sigurisht që nuk do t'i mungojnë kulisaxhinjtë politikë dhe shpirtzinjtë e lindur që shohin "djallin" edhe aty ku humanizmi e mëshira janë qëllimi i vetëm i një ligji amnistie!

Dje, u pa qartë kush e përdori votën për qëllimet e ligjit dhe kush e përdori për politikë. Të bësh politikë me hallin e tjetrit është gjëja më e ulët për një qënie humane që në vend të zemrës një zot e di se çfarë ka!

Si Ministër Drejtësie, sot ndihem krenar, që me durim dhe këmbëngulje, 116 ligjvënës votuam ligjin e amnistisë që kaluam në qeveri me zero përfitim për subjektet e SPAK dhe GJKKO!’

Së fundmi ai shton se ndjehet mirënjohës për çdokënd që votoi amnistinë duke e vlerësuar si një akt humanizmi dhe kërkon aplikimin pa vonesa. 

'Ndaj, sot e ndjej për detyrë të falenderoj kolegët e mi në qeveri dhe parlament që më dhanë besimin e tyre dhe më mbështetën deri në fund, pa u lëkundur në asnjë moment me votën e tyre, deputetët e opozitës që bashkuan votën me ne dhe mediat për sensibilizimin e secilit prej nesh për domosdoshmërinë e bërjes së amnistisë pas një mungese për më shumë se 4 vjet nga amnistia e fundit e vitit 2020.

Tani, u takon atyre që ngarkon ligji ta zbatojnë me korrektësi dhe pa vonesë  këtë amnisti të shumëpritur dhe ndoshta të vetmen të kaq shumë debatuar politikisht e mediatikisht!

Gjithsesi, mirënjohje pafund për këdo që e mbështeti këtë akt humanizmi, që asesi nuk do të jetë e fundit për atë sallë!'

Pr/ligji për amnistinë penale u miratua nga Kuvendi me 110 vota pro, 1 kundër e 1 abstenim. Shumica prej 110 kartonësh u arrit nga deputetët socialistë dhe ata të Rithemelimit.Pro votuan dhe 2 deputetë të grupit Basha, Ori Nebiaj dhe Eralda Tase. 

Nga amnistia përfitojnë 700 të dënuar, të cilët do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, ndërsa do të pushohen çështje penale, mes tyre 232 dosje të protestuesve të opozitës. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur