Dita e sotme, 3 nëntor, parashihet të jetë një ditë e mirë, kryesisht me diell, e aty-këtu, në lugina, mund të ketë edhe mjegull, e cila pritet të hiqet rreth mesditës. Një ditë e zakonshme pushimi për ata që punojnë në administratë publike, me përjashtim të atyre që janë angazhuar për procesin që këtë ditë e bën të veçantë – zgjedhjet, dhe për ata, që te ne janë shumicë, e që kohën më shumë e kalojnë me duar në xhepa, pra të papunët.
Populli i Kosovës është thirrur edhe një herë që me fuqinë e votës të zgjedhë më të mirët ose të ndëshkojë drejtuesit e pa hair të nivelit lokal.
A duhet që qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për të votuar? Për jo i kanë më së shumti dy-tre arsye. Për po, 1001 të tjera.
Një prej arsyeve kryesore pse secili kosovar i moshës madhore nuk duhet të rrijë në shtëpi e dita t’i kalojë pa iu afruar kutisë së votimit është se vota e tij mund të jetë shumë e rëndësishme për të personalisht, për familjen e tij dhe për të ardhmen e secilit prej nesh. Paramendojeni që një votë e vetme të jetë, dhe mund të jetë, vendimtare për fatin e një komune të tërë, pra për fatin e dhjetëra apo edhe qindra mijëra qytetarëve!
Një tjetër arsye pse duhet votuar është se do të zgjidhen ata që do të na drejtojnë edhe për katër vjet. Dhe, për të zgjedhur secili kosovar ka alternativa të ndryshme.
Nëse ka qenë i kënaqur me menaxhimin e bërë nga drejtuesit e deritashëm, secili qytetar mund t’ua japë hakun, pra t’i shpërblejë edhe me një mandat tjetër. Nëse jo, pra nëse është ndjerë i penduar për votën që ia ka dhënë një subjekti të caktuar politik, i cili ka pasur në dorë fatin e tij dhe të të gjithë banorëve të komunës dhe ka abuzuar në një formë a tjetër me funksionin e besuar, pse mos t’ia japë çmimin e merituar – ndëshkimin përmes votës.
E, dorën në zemër, këta të fundit, që e meritojnë ndëshkimin, janë të shumtë në këtë Kosovën tonë të varfër. Secili qytetar duhet të kthejë filmin prapa e ta kujtojë secilin që ishte deri më tani në pushtet. Ç’u bë me atë e tjetrin që u bë i majmur e aq i kamur, aq sa pesha e pasuria e tyre të mund të matet vetëm me peshore mulliri? Kanë edhe ndonjë biznes privat dhe kanë menaxhuar mirë me të? Në rregull. Atëherë, çka ndodhi që kjo aftësi e jashtëzakonshme menaxheriale t’u shfaqej vetëm pasi erdhën në pushtet? Me aftësi të tilla të jashtëzakonshme, që nga një biznes krejt i vogël për pak vite të bëjnë miliona, pushtetarët tanë lokalë ia bëjnë afër themeluesit të “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.
Arsye që këtyre tipave t’u jepet vota ndëshkuese ka shumë. Sikurse që votën e meritojnë edhe ata drejtues të pushtetit lokal, pasuria e të cilëve ka qenë pothuajse e njëjtë me atë që e kishin para katër vitesh. E numri i këtyre është shumë i vogël.
Ndërsa, votuesit kanë në dorë shumë alternativa. Nëse mendojnë se secili subjekt ose kandidat nuk e ka fort dert përparimin e gjithmbarshëm por vetëm xhepin e vet, atëherë duhet ta votojë atë që beson që për pak është më i mirë se tjetri. Mosvotimi në asnjë rrethanë nuk është zgjidhja!
Dhe, mbasi që t’u jetë mbushur mendja të votojnë, qytetarët me këtë të drejtë duhet të kenë kujdes. Secili është paralajmëruar se çfarë do ta gjejë nëse kapet duke e shitur votën. Secili e di që nëse kapet duke bërë mashtrime, ai do të jetë personi që do ta vuajë dënimin, e jo subjekti për të cilin militon. Plus kësaj, dallaveret e secilit mund t’i kushtojnë jo vetëm atij që bën aso, por tërë qytetarëve të vendit. Miqtë ndërkombëtarë na kanë tërhequr vërejtjen: mashtrimet nuk do të tolerohen! Po ashtu, ato do të na mbyllnin edhe për një kohë derën për në Evropën e ëndërruar nga secili.Në fund, nuk duhet vënë veshin atyre pesimistëve, të cilët nuk përtojnë ta citojnë Jozef Stalinin, i cili për zgjedhjet paska thënë: “Nuk ka rëndësi kush voton, por kush i numëron votat”. Ndoshta kanë arsye për këtë, por qytetarët e kanë mundësinë që me votën e tyre t’ua bëjnë të qartë atyre që i përmbahen maksimës së diktatorit sovjetik se nuk janë me ta.
/Shqiptarja.com