KQZ: Gjobë për 18 KZAZ, numëruan më pak se 50% të qendrave të votimit! Celibashi për votat e pavlefshme: Do shikohet problematika! Numërimi i penguar dhe nga kandidatët e partitë

TIRANË- KQZ ka marrë masa për të gjitha KZAZ që kanë vonuar procesin e numërimit të votave, duke gjobitur për 18 prej tyre pasi kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë pasur në administrim. Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi në daljen e pasdites së sotme për mediat nga zyrat e KQZ tha se procesi i numërimit po ecën me ritme të kënaqshme, edhe pse herë pas here sipas tij procesi ndërpritet për shkak të ndërhyrjeve të kandidatëve të ndryshëm dhe partive politike.

"Kemi të dhëna që shpesh herë dhe jo në pak raste pengimi i proceseve vjen nga ndërhyrje politike të kandidatëve dhe partive. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes së KQZ situata ka ndryshuar.  Në momentin që ne flasim nuk ka ndonjë KZAZ që është ndërprerë procesi i numërimit", tha ai.

Celibashi u pyet gjithashtu për problematikën e fletëve të votimit të pavlefshme. Ai tha se me përfundimin e procesit do të analizohet pse ka ndodhur dicka e tillë.

Ndërsa për deklaratat e sotme të  misionit të OSBE-ODIHR, Celibashi tha se i gjen realiste vlerësimet e tyre dhe se në shumicën prej tyre është i njëjti opinion nga ana e KQZ.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:43
Celibashi: Pas gjobës, numëruesit kanë reflektuar

1619371284_celibashi.jpg

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pas gjobës se vendosur, ka pasur një reflektim nga ana e numëruesve, duke bërë që procesi i numërimit të vijojë me ritme më të shpejta.

Ora 22:29
KQZ merr masa: Gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit

KAZ ka marrë masa për të gjitha KZAZ që kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se KQZ ka vënë gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë pasur në administrim.

Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.

“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ.

Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, shprehet përfaqësuesja e KQZ, në deklaratën për media. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 27/04/2021 07:17

    Nxjerrja e pavlefshme e fleteve ne kete menyre eshte veper e Lsi PD.te hetohet.por edhe te mendohet per fleten e ardhme.Emri i kandidatit te shenohet me shkrim nga vete zgjedhesi ,jo me kryq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'