Kur kanë mbetur për tu numëruar gati 40% e votave, pra rreth 800 mijë të tilla, tashmë është shënuar një rekord negativ, ai i votave të pavlefshme.

Deri tani është konfirmuar se të paktën 47 mijë shqiptarë kanë votuar në mënyrë të pavlefshme më 25 prill, ndërkohë që 4 vite më parë nga 100% e votave rezultuan jo të sakta vetëm rreth 32 mijë vota.

Me këtë trend në këto zgjedhje parlamentare mund të pritet që të regjistrohet një shifër shqetësuese që i kalon 80 mijë vota të pavlefshme gjithsej, një përqindje shumë e rëndësishme kjo parë në totalin e të gjithë votave të hedhura në kuti.

Nga një vështrim i parë i këtyre votave vihet re se këto nuk janë vota revolte ndaj klasës politike si një mënyrë abstenimi, por e vërteta është që gabimi më i madh ka qenë votimi i kandidatit të subjektit politik dhe votimi i një subjekti politik tjetër në të njëjtën fletë votimi.

Ky fenomen është parë i shtrirë në të gjitha KZAZ-të e vendit.

Një fenomen i tillë shqetësues që çdo dëm vullnetin e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë vjen pas një debati shumë të madh që pati para zgjedhjeve për mënyrën e konfigurimit të fletës së votimit, me këtë çështje e cila shkoi deri në Kolegj Zgjedhor. Një çështje që sigurisht parë edhe këto shifra do të vijojë të jetë objekt diskutimesh dhe debatesh.

Numri i votave të pavlefshme kur duhen edhe 40% të qendrave të votimit për tu numëruar

NJë fletë votimi e pavlefshme