Socialistët iu drejtuan këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur 950 delegatët e rinj të kongresit. Qendrat e votimit në të gjithë vendin u hapën që prej orës 8;00, ndërsa kryesocialisti Edi Rama qendrës së tij të votimit në komunën e Dajtit iu drejtua rreth orës 10;00.
Pa asnjë prononcim për mediat, Rama u ndal të takonte vetëm socialistët e zonës së tij, me të cilët pati në një bisedë të shkurtër e më pas u largua.
Ndërsa drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj votoi në Lagjen 13 dhe e cilësoi si të jashtëzakonshëm procesin e rienergjizimit të kësaj force politike.
“Mezi pres që shokët dhe shoqet që do të zgjidhen, të marrin seriozisht një detyrë të re, të përveshin mëngët dhe të përgatitemi për Kongresin e PS-së. Ky energjizim i partisë është një lajm i jashtëzakonshëm. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që i hapet djemve dhe vajzave të rinj, dhe ajo është Partia Socialiste. Ju uroj të gjithëve shumë sukses! Nëse nuk keni votuar dilni dhe votoni. Është e rëndësishme të kemi sa më shumë legjitimitet, sa më shumë pjesëmarrje”.
950 delegatët e rinj të kongresit zgjidhen mes 1970 kandidatëve me përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave. Pas zgjedhjes së delegatëve, kongresi i partisë socialiste do të mblidhet në qershor për të votuar asamblenë e re të kësaj force politike.
Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e delegatëve të 27 Njësitë e Tiranës sipas parimit “nje anëtar, nje vote”. Një falenderim kryebashkiaku Erion Veliaj ka pasur për të gjithë anëtarët që morën pjesë në votime.
“Krenar për PS! Mbyllet me sukses procesi për zgjedhjen e delegatëve në 27 Njësitë e Tiranës. Faleminderit të gjithë anëtarëve, të cilët zgjodhën 198 Delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste. Shkojmë drejt fitores në 2025-ën me më të mirët!”- shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjete sociale.
Nisi sot, në orën 08:00, dita e dytë e procesit të zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste në të 27 Njësitë Administrative të Tiranës. Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj votoi mëngjesin e sotëm në Lagjen 13 dhe e cilësoi si të jashtëzakonshëm procesin e rienergjizimit të familjes së madhe socialiste.
Ai u bëri apel të gjithë anëtarëve të PS që të paraqiten për të votuar. Veliaj tha se ky proces tregon edhe njëherë se PS-ja është forca e vetme që di të bëjë qytet, shtet dhe punë të mira për Tiranën dhe Shqipërinë.
“Lagjja 13 do të ketë tre përfaqësues delegatë, nga mbi 300 që do të ketë e gjithë Tirana. Mezi pres që shokët dhe shoqet që do të zgjidhen, të marrin seriozisht një detyrë të re, të përveshin mëngët dhe të përgatitemi për Kongresin e PS-së. Ky energjizim i partisë është një lajm i jashtëzakonshëm. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që i hapet djemve dhe vajzave të rinj, dhe ajo është Partia Socialiste. Ju uroj të gjithëve shumë sukses! Nëse nuk keni votuar dilni dhe votoni. Është e rëndësishme të kemi sa më shumë legjitimitet, sa më shumë pjesëmarrje. Kush nuk ka votuar dje, duhet të paraqitet patjetër sot. Qendrat e votimit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, kryesisht në degët kryesore të partisë, dhe në fund do të kemi një numër të barabartë burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash, shokësh dhe shoqesh, që do na përfaqësojnë si delegatë në Kongres”, tha Veliaj.
Duke i paraprirë takimit të nesërm të Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, Edi Rama, nesër në Athinë, kryebashkiaku i Tiranës pati edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët atje.
“Për të gjithë ata që kanë njohje në Greqi, sidomos në zonën e Athinës, është e rëndësishme ta lajmërojmë. Tani që kemi edhe një pallat sporti për të mbushur, besoj fort se miqtë, vëllezërit, shokët, shoqet që kemi në Athinë, do t’i përgjigjen thirrjes së Kryeministrit për këtë tur, që nis nga Athina dhe vazhdon edhe në qendrat e tjera të mëdha, ku ka shumë shqiptarë, në Europë. Mezi pres që këtë fundjavë ta kemi një fundjavë aksioni dhe të dalim të gjithë faqebardhë me zgjedhjet e hapura një anëtar një votë në PS”, përfundoi Veliaj.
Pse jo?si anetar i bandes hajdute e ke te garantuar Rrogen dhe te tjerat!
Përgjigju