Votimi elektronik, aleatët e PD
të vendosur: Protesta dhe bojkot

Votimi elektronik, aleatët e PD<br />të vendosur: Protesta dhe bojkot
Votimi e numërimi elektronik konsiderohet një kërkesë e panegociueshme e opozitës, ndërsa krerët e partive aleate të PD thonë se do të përdoret çdo mekanizëm demokratik për të arritur në këtë.
 
Dashamir Shehi i LZHK thotë se nëse maxhoranca nuk e ka vullnetin për të future teknologjinë në zgjedhje e cila sipas tij teknikisht është e mundur, atëherë opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj me protesta e deri në bojkot të kuvendit.
 
Në të njëjtën linjë flet edhe Nard Ndoka i PDK, por ky i fundit preferon betejë në parlament dhe bojkoti të jetë veprimi i fundit që mund të ndërmarrë kjo opozitë.
 
"Që nga kjo intervistë që po bëjmë bashkë, nga presioni parlamentar deri te braktisja e parlamentit, nga protesta në rrugë, pra të gjitha mjetet që demokracia ia jep minorancës për të mbrojtur gjënë më të shenjtë që ka në kohë demokracie, të drejtën e votës së lirë", thotë Shehi. 

"Bojkoti i Kuvendit është një masë drastike. Për ta kuptuar kjo mazhorancë se kjo nuk është një lojë politike por një vendosmëri e patjetërsueshme e opozitës. Për hir të realitetit unë habitem, pasi vetë kam qenë pjesë e opozitës bashkë me PS-në për katër vite dhe kemi bërë protesta, greva urie për votën e lirë", thekson Ndoka.  

Por të dy aleatë e PD shfaqen hapur me qëndrimin e OSBE për këtë çështje, ndërsa mendojnë se ky proces është tërësisht Shqipëri dhe i përket vullnetit politik në vend.
 
"U bë vite që OSBE thotë se në këto zgjedhje u bë një hap përpara. Se ku është ky hapi përpara...? Unë s'mbaj të ketë thënë ndonjëherë OSBE se këto zgjedhje nuk hyjnë në punë. OSBE këtë punë thotë, prandaj me OSBE ose pa OSBE, kjo është puna jonë dhe gjykoj se këtu s'ka asgjë për t'u paragjykuar", shton Dashamir Shehi. 

"Qëndrimi i OSBE është absurd, i papranushëm dhe i papërgjegjshëm, për faktin se gjithmonë kur ka një vullnet politik, ka kohë", vijoi kreu i PDK, Nard Ndoka. 

Mungesa e kohës për teknologjinë në zgjedhje nuk duhet të jetë alibi për të mos siguruar standarde në zgjedhje, thonë Ndoka e Shehi. 
 
Ata nuk përjashtojnë opsionin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, por Nard Ndoka flet për një qeveri tranzitore si ajo në Maqedoni.

"Nuk shoh ndonjë dramë të madhe këtu se u shty data e zgjedhjeve për një muaj apo dy muaj, vetëm që të rifitojmë besimin e popullit shqiptar te institucioni i votës", deklaron Shehi. 
 
"Duke e konsumuar mandatin kushtetues kjo mazhorancë, mund të na presë një variant maqedonas, duke i organizuar zgjedhjet zgjedhjet me një qeveri tjetër tranzitore me një kohë dhe një afat të përshtatshëm për t'i realizuar këto standarde", përfundoi Ndoka. 

Para pak ditësh 22 parti aleate të PD nënshkruan një memorandum të përbashkët ku kërkojnë specifikisht impelemtimin e teknologjisë në zgjedhje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?