Për avokatin Sokol Hazizaj brenda hetimit për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani ka probleme. Në Frontline në Report TV ai tha se "ende nuk ka një akuzë të vërtetë të ngritur".
“Problemin e Berishës duhet ta shikojmë në dy vështrime. E para vështrimi procedurial material penal, ligjor edhe para gjykatës. E dyta është që ne kemi të bëjmë me një subjekt që vjen nga politika dhe është në politikë. Nëse përdorim instrumentet proceduariale për ta larguar një njeri nga politika padyshim këtij njeriu kushdoqoftë ai, do përdorë instrumentin politik. Unë po flas në cilësinë e avokatit. E dyta ky është njeri politik, s'mund ta ndalosh që na raport me publikun të përdorë atë politik, por sa i rëndë është fjalori ëshë përgjegjësia e tij dhe në raport me përgjëgjësinë që ka ai ballafaqohet me organet e pushtetit gjyqësor.
Në kuptimin procedurial si njeri që dyshohet për kryerjen e një vepre penale ka mbrojtjen e tij. A ka prova për procedimin apo jo kjo është gjëja e mbrojtjes. Mendoj që jo çdo dyshim është i provuar dhe jo çdo provë është e dyshimtë. Fakti i pasigurisë së prokurorisë për ta çuar në mënyrë të shpejtë për të cilën kam rezerva ndaj SPAK dhe ndaj çdo prokuroriae që e mban gjënë zvarrë për ta telendisur njeriun para opinionit publik. Ende nuk ka një akuzë të vërtetë të ngritur do të thotë se brenda hetimit ka probleme.
Pjesa e tretë. Unë nuk mendoj se SPAK duhet të ndryshojë nga prokuroria e Tiranës dhe kjo e fundit nga SPAK. Reforma në drejtësi u bë për të gjitha organet e drejtësisë, nuk mund të mbivlerësosh njërën. Kjo është e njëjta gjë që Berisha bën me SPAK. Kur kryeministri thotë për prokurorinë që është pa shtyllë, nuk mund t’ja ndalosh dhe Berishës të njëjtën gjë po bën dhe ky me SPAK. Reforma në drejtësi kalon në tre faza. Faza, 1 Draftimi. Faza 2, miratimi. Faza e 3, faza e vlerësimit. Jemi në fazën e vlerësimit”.
Lajmi kryesor:
Sulmet ndaj SPAK, Ndreca: Berisha po merr zvarrë një forcë politike si mburojë para drejtësisë! Avokat Hazizaj: Po nuk la mandatin, s'i mbyllet dosja
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26