Lu tha se për të zgjidhur problemet e zgjedhjeve të kaluara, Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e OSHE-ODIHR. "Në zgjedhjet e kaluara në SHBA u votua përpara kompjuterit, disa votuan me letra. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve, është shumë e zgjuar. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njihte teknologjinë. Kur ajo dhe kolegët prezantuan këtë teknologji ishte i ngadaltë, zhgënjyes dhe krijonte konfuzion. Jo se makineritë ishin të ngadalta, por njerëzit kishin dyshime, kërkonin arsimim, sidomos të moshuarit të cilët nuk kishin rehati kur votonin me makineri. Problemi sot është hakerimi. Gjatë zgjedhjeve në SHBA kemi parë hakerim.
Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së që filluan të përdorin teknologjitë e reja të votimit e bënë këtë për shkak të potencialit të tyre: rritjes së pjesëmarrjes së votuesve, përfshirjes së qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, kostos më të ulët të administratës zgjedhore në planin afatgjatë, përmirësimin e saktësisë së numërimit. Megjithatë, përfitimet janë vetëm të mundshme dhe sigurisht që përdorimi i teknologjive të reja të votimit për zgjedhjet është kompleks dhe i shtrenjtë. Për të mos përmendur se proceset demokratike janë të fundit që ne do të dëshironim të shihnim nën sulme kibernetike.
Ka rreziqe në përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe të gjitha duhet të merren parasysh. Teknologjitë e reja të votimit nuk mund të krijojnë besim dhe nuk mund të zëvendësojnë besimin te sistemi zgjedhor. Por unë ju rekomandoj të shqyrtoni numërimin elektronik, i cili nuk do të kërkonte shpenzime financiare të pamata, do të ishte offline, pra nuk do të sulmohej lehtë nga piratët e kibernetikës, si dhe mund të kontribuonte në depolitizimin e një pjese të administratës zgjedhore.
Në konferencën e sotme, ne do të shohim më afër kontekstet e ndryshme në të cilat janë aplikuar teknologjitë e reja të votimit. Ne do të diskutojmë për besimin e publikut te zgjedhjet si bazë për teknologjitë e reja të votimit, nevojën për t’i testuar ato përpara se të vihen në përdorim përmes projekteve pilote dhe nevojën për informim të mjaftueshëm publik, edukimin e zgjedhësve dhe trajnim të stafit të zgjedhjeve.
Besoj se kjo është koha e duhur për të diskutuar aplikimin potencial të teknologjive të reja në zgjedhje, sepse ka ende mjaft kohë deri në zgjedhjet e ardhshme, por vendimet duhet të merren shpejt. Gjithashtu, dua të nënvizoj se është se është e domosdoshme të vijojmë të kemi në fokus rekomandimet e tjera të ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshmet. Çështjet në lidhje me perceptimet për blerjen e votës, financimin e fushatës, ndjekjen penale të rasteve të shkeljeve në zgjedhjeve të denoncuara në Polici dhe Prokurori, si dhe administrimi profesional i zgjedhjeve, duhet të jenë çështje prioritare, dhe jo vetëm në punën e Komisionit të Posaçëm", tha Borchardt
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com