Deputeti i PS Alket Hyseni, i ftuar në '5 pyetje me Babaramon', ka thënë se një risi që do të sjellë Reforma Zgjedhore është edhe procesi i numërimit të votave. Sipas Hysenit do të merret një grup nga administrata të cilët do të përzgjidhen më pas elektronikisht për procesin e numërimit të votave.
"Jemi të hapur për të diskutuar. Janë ekspertë të pavarur. Janë ekspertë të mirëfilltë. Kanë propozuar si një formë angazhimin e administratës publike për administratë zgjedhore. Mund të jenë mësuesit apo infermierët. Do të jenë mbi 20 mijë që do të përbëjnë shportën që do të administrojnë zgjedhjet pas trajnimit. Përzgjedhja në këtë shportë do të jetë me short. Shorti do të jetë elektronikisht. Edhe Greqia e ka këtë sistem të shortit. Kompjuteri do të përzgjedh. Me shprehjen e vullnetit do të jetë sipas ligjit dhe jo sipas partisë. Nuk duhet me prezantim disa listash nga partitë dhe ata shkelin rëndë ligjin." tha Hyseni.
Ndërkohë për sa i përket votimin elektronik Hyseni është shprehur se Partia Socialiste është e hapur që të ndërmarrë një nismë të tillë por ky sistem votimi rrezikon nga sulmet kibernetike.
"Kemi bërë testime për të demostruar numërimin elektronik dhe identifikimi. Nëse është i mundur edhe me palën tjetër pse të mos bëhet. Vende të tjera e kishin por nuk kanë mbetur elektonikisht. Por vetëm identifikim teknologjik. Ne nuk jemi më të zhvilluar në luftën kibernetike. Jemi të hapur le ta testojmë. Nëse do të ketë sukses. Kemi kërkuar me forcë edhe votimin e personave jashtë vendit. " tha hyseni ndër të tjera.
Ndërkohë për sa i përket kryebashkiakëve të denoncuar nga Partia Demokratike, Hyseni ka thënë se përgjegjësia bie mbi individëd.
"Është një sistem Drejtësie që vendos në fund. Jam i keqardhur, për ata që kanë ngelur në drejtësi. I kërkojmë ndjesë për sa na takon ne por nuk është përgjegjësi e jona. Është çështje vullneti. Jemi përpjekur të gjejmë menaxherët më të mirë në zona. Një nga kriteret vendosëm dëshminë e penalitetit. Apo certifikata gjyqësore. Këto kemi patur parësore. Brenda radhëve kanë elementë të tillë edhe tek të tjerët. Nuk kemi patur asnjë indicie së mund të ketë pasur probleme tek personat që kemi kandiduar. Përgjegjës nga ana moral, se kemi krijuar një situatë edhe nga opozita jashtëparlamentare. " tha Hyseni.
Ndër të tjera deputeti socialist është ndalur edhe tek kriminaliteti, dhe vota e të burgosurve duke thënë se historikisht PD është votuar më së shumti nga kriminelët në burgje.
"Jemi gati që ti lëmë jashtë. Në zgjedhjet e 2005, PS inekzistente tek votat e burgjeve. Edhe në statistikat e tjera. PS nuk mbështete nga kriminelët. Nxiri një javë para sa të votojnë dhe më pas futi prapë në burg" tha Hyseni.
Lajmi kryesor: