TIRANE- Deputetët demokratë me në krye kreun e mazhorancës Sali Berisha do festojnë ditën e sotme për zgjedhjen me sukses të Presidentit të ri të republikës, tek “Sofra e Ariut”.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet brenda grupit të PD, ku mësohet se festa fillon në mbrëmjen e sotme, ora 20.30. kontribuan në zgjedhjen me 73 vota të Presidentit të ri Bujar Nishani do të festojnë për këtë fitore pikërisht në prag të fillimit të pushimeve të verës, provën "gjenerale" të të cilave pritet ta nisin te "Sofra e Ariut".
Mësohet se janë marrë të gjitha masat që në këtë festë të mos mungojë asgjë, që nga muzika që do të jetë e gjithëllojshme, nga modernja e deri te heqja e "shamisë". Pasi bëhet fjalë për tejkalimin e një situate me të vërtetë të vështirë kur për dy javë rresht janë hedhur në treg kandidatura dhe janë rrëzuar ato përmes dorëheqjeve, duke e komplikuar tërësisht situatën, ku jo vetëm opozita s'kishte ndërmend për të dhënë konsensusin për një kandidat politik apo të njëanshëm jashtë politikës, por për shkak të përplasjeve të brendshme në PD apo dhe në gjirin e aleatëve, dhe kandidaturat e tjera kanë qenë të rrezikuara dhe të destinuara për t'u rrëzuar. Ndërkohë që mësohet se "dollibashi" në këtë festë do të jetë kryeministri Berisha, i cili shihet në radhët e demokratëve si njeriu që ka udhëhequr PD-në në të gjitha situatat e vështira, përfshirë dhe atë të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, ku një dështim në këtë mundësi, do të sillte me patjetër zgjedhjet e parakohëshme.
Nga ana tjetër, sipas burimeve të besueshme brenda grupit, por dhe ambienteve të lokalit, mbrëmjen e sotme një vend nderi në mënynë e deputetëve do zërë dhe 'Fileto viçi role "Laura Bush" specialitet', i cili në vitin 2007 kur ishte për vizitë ish-presidenti Xhorxh Bush, dhe ku zonja e parë Laura darkoi te "Sofra e Ariut" kushtonte 1500 lekë të reja. Por një ambjent i tillë festiv, i kombinuar dhe me natyrën e qetë dhe tërësisht "bio" në hyrje të kurorës së Tiranës, pritet të përfshijë natën e sotme të gjithë ligjvënësit demokratë, që do të tentojnë të heqin stresin e muajve të tërë punë dhe përballjeje fort të vështirë me opozitën.
Diskutimi për festimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës nuk ka qënë objekt i mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD, por bëhet e ditur se kryesia e grupit, në konsultim me kryeministrin Berisha e ka vendosur atë përpara zhvillimit të kësaj mbledhjeje, për t'i lajmëruar në fund të saj se do të ketë festime. Mësohet se kreu i mazhorancës Berisha, në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka falenderuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD për qëndrimin solid të mbajtur gjatë gjithë sfidës presidenciale dhe mbështetjes që i dhanë të gjithë kandidatëve të mazhorancës për postin e kreut të shtetit. Berisha mësohet të ketë thënë se përballimi me sukses i kësaj sfide për zgjedhjen e Presidenti të ri, Nishani tregon qartë se demokratët por dhe aleatët janë të bashkuar për të përballuar dhe sfidën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm, për t'i fituar ato dhe për ta qeverisur vendin dhe një mandat të tretë, pasi janë realizuar të gjithë premtimet që janë bërë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2009, madje duke i kapërcyer ato në disa elementë të rëndësishëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Presidenti Nishani optimist për marrjen e statusit ne tetor