GJIROKASTER - "Deri në orën 15:00 ka pasur intensitet të konsiderueshëm lëvizjesh në Kakavijë, por që më pas ka rënë ndjeshëm si pasojë e organizimit të autobusëve, që nisen nga Athina në drejtim të Shqipërisë". Kjo pohohet nga gazetari i 'A1 Report" nga Kakavija, duke shtuar faktin se "emigrantët kanë shfaqur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të së dielës dhe për këtë kanë udhëtuar me orë të tëra".
Drejtori i Policisë kufitare, Admir Abrija, ka deklaruar sot në mesditë se për të përballuar fluksin, pala shqiptare ka hapur 6 sportele për pritjen e emigrantëve, 5 prej të cilëve vetëm për autobusët. Një autobus duhet të presë vetëm 15 minuta për të përpunuar dokumentacionit. Kurse, pala greke, vazhdon punën me 3 sportele. Raportohet se policia kufitare shqiptare e Kakavijës ka proceduar me profesionalizëm, duke ushtruar kontrolle në pasaporta.
Autobusët e parë janë shfaqur rreth orës 01:00 pas mesnate duke vijuar me intensitet njëri pas tjetrit deri në orët kur zbardhi dita. Përgjatë kësaj periudhe kohore, përmes Kakavijes, kanë kaluar mbi 50 autobusë me emigrantë të ardhur nga Athina, Patra, Kalamata, Rodosi, Kreta dhe shumë rajone të tjera të Greqisë. Emigrantët kanë shfaqur hapur prirjet e tyre politike për zgjedhjet e së nesërmes ndërkohë që pak prej tyre, kanë qenë hermetikë rreth drejtimit të votës karshi subjekteve politike.
Policia Rajonale e Kufirit, ka marrë masa për përballimin e fluksit të emigrantëve, duke vënë në gatishmëri efektiva shtesë për të menaxhuar lëvizjet në ardhje të territorit shqiptar. Përgjatë orëve të mbrëmjes, është operuar me katër sportele në hyrje të territorit shqiptar dhe dy në dalje, ndërkohë që në varësi të fluksit të emigrantëve, numri i tyre mund të pësojë rritje. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes Kakavijes, kanë hyrë në territorin shqiptar, mbi 12 mijë emigrantë si dhe dhjetëra autobuzë dhe automjete.
Ndërkohë prej fillimit të javës e deri më sot, përmes pikave të kalimeve kufitare në Qarkun e Gjirokastrës si ajo e Kakavijes, Tri Urave dhe Sopikut, kanë ardhur në Shqipëri, mbi 38 mijë emigrantë dhe kjo e verifikuar përmes sistemit TIMS. Fluksi i emigrantëve që vijnë për të votuar, do të arrijë kulmin mbrëmjen e të shtunës duke u gdhirë e diela pasi mjaft prej tyre, qëndrojnë në pritje për të ardhur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01