Votimi në Kuvend, s'vijnë aleatët
deputetët e PS kthehen nga rruga

Votimi në Kuvend, s'vijnë aleatët<br />deputetët e PS kthehen nga rruga
Pavarësisht se Gramoz Ruçi porositi depuetët e PS-së të mos largohen jashtë vendit deri në përfundim të bojkotit të opozitës, për të mos rrezikuar votimin, parlamentit këtë të enjte iu deshën 90 minuta për të miratuar ligjet.

E kjo, jo për shkak të debatit, por mungesës së deputetëve.

Aleatët e majtë LSI e PDIU ishin të pakët në numër duke detyruar socialistët të presin rreth 1 orë e gjysmë deri sa të bënin kuorumin e nevojshëm për të hedhur ligjet në votim. 

Kryeministrit Rama dhe deputetëve Braçe e Stërkaj iu desh të vinin në seancë në minutat e fundit për të plotësuar numrat, disa prej tyre duke u kthyer dhe nga rruga.

Nga LSI mungonin Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Ylli Shehu ndërsa në radhët e PDIU, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Aqif Rakipi.

Mungesë mori dhe Eduard Ndocaj i njohur ndryshe si "Kaubojsi", ndërsa vendi i lënë bosh nga Armando Prenga ende nuk është plotësuar nga radhët e LS-së.

Pavarësisht vështirësive mazhoranca arriti të plotësonte rreth orës 15:00, 74 vota për të miratuar ligjet e rendit të ditës.

Të hënën, Gramoz Ruçi u dha ultimatum deputetëve të PS-së të mos shkëputen nga seance dhe kategorikisht të mos udhëtojnë jashtë vendit për të mos rrezikuar hasjen e situatave si e këtyre 2 të enjteve të fundit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë