Pas shpalljes si futbollisti më i mirë i vitit 2012 të Lionel Mesit nga FIFA, rrjeti mediatik Al Jazeera ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me mënyrën e numërimit të votave që e nxorrën në krye të listës së më të mirëve përballë Ronaldos dhe Iniestës.

Dyshimi i rrjetit mediatik lidhet me faktin se një pjesë e votave nuk kanë shkuar në destinacionin e përcaktuar nga votuesit.

Për të ilustruar hipotezën e ngritur, Al Jazeera merr disa shembuj.

Mbrojtësi i Brazilit dhe PSG, Thiago Silvas u shpreh se votoi për Cristiano Ronaldon, por në faqen e FIFA-s, vota e tij i ka shkuar Messit.

Kapiteni i Republikës Çeke, Tomas Rosicky zgjodhi Balotellin por zyrtarisht italiani nuk figuron në tre të përzgjedhurit e tij, pasi votat kanë shkuar për Mesin, Ronaldon e Van Persin.

Sakaq, drejtori teknik i Zimbabwes, Matongorere deklaroi se nuk mori pjesë në votim, ndërsa në listën e FIFA-s shfaqet si kapiteni i kombëtares afrikane.



(d.b/shqiptarja.com)