TIRANE-Gjatë diskutimeve në samitiin e Diasporës që po mbahet në Tranë, Kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj edhe pyetjeve nga salla në lidhje me votën e emigrantëve.
Duke shprehur gatishmërinë për të pranuar votimin e emigrantëve, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se e majta ka bërë disa propozime në lidhje me këtë çështje për t’u garantuar emigrantëve shqiptar një të drejtë.
“Ne kemi bërë disa propozime. Propozimi i parë është që procesin e votimit ta bëjmë në ambasadë. E kemi bërë këtë propozim edhe në opozitë, edhe në qeveri, pra pavarësisht ku kemi qenë ne politikisht, është rrëzuar. Propozimi i dytë, që të bëhet me postë. Kjo do të thotë që ti vetëidentifikohesh me premtimet, me verifikimet. Vjen me një zarf fleta e votimit ku brenda ke edhe një zarf të parapaguar që ta kthesh mbrapsht, por sërish është refuzuar. Kemi bërë dhe një ofertë të tretë për votimin elektronik”, tha ai.
Veliaj u shpreh se për cilëndo prej varianteve që grupimi tjetër politik ose minoranca sot në parlament është gati ta votojë, shumica aktuale është gati që nesër ta marrë parasysh.
“Ne nuk kemi sot mundësitë që të ndryshojmë fletën e votimit në një komision bipartizan kur gjysma e politikës shqiptare prej paranojës ose prej faktit që mendon çdo të kishte bërë vetë në situata të tilla, nuk e jep. Por nuk jam këtu që të bëj politikë, por ju them se e kemi platformën. Na ndihmoni siç loboni në Amerikë duke ju shkruar kongresmenëve, një letër t’ua shkruani edhe deputetëve shqiptarë, atyre që nuk janë prononcuar. Më rezulton që kryeministri është prononcuar disa herë. Thashë që jemi gati që nesër”, theksoi Veliaj.
Samiti i Diasporës nis sot punimet në Tiranë, në 4 panele paralelisht
Samiti i Diasporës ka nisur sot punimet në Tiranë, në katër panele paralelisht konkretisht në Muzeun Historik, Galeria e Arteve, Teatri Kombëtar dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Në orë 10:45, në Ministrinë e Punëve te Jashtme do të çelet ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës”, e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis.
Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”. Pjesë e panelit janë:
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati; ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. Rreth 1 mijë poërfaësues shqiptarë nga mbi 40 vende të botës.
Mbrëmjën e së premtes u çel Samiti me një pritje nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin pasur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave.
[gallery]19738[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO