Parlamenti i Bullgarisë miratoi të enjten pasdite, një kabinet të kryesuar nga Rosen Zhelyazkov, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ish kryetart të parlamentit, duke i dhënë fund negociatave disa muajshe mbi formimin e një qeverie koalicioni.
Partia e qendrës së djathtë GERB fitoi zgjedhjet e parakohshme në tetor, të shtatat e mbajtura në shtetin ballkanik në katër vjet, por i është dashur të zhvillojë bisedime të ashpra me partitë e tjera politike për më shumë se dy muaj për të formuar një qeveri.
Zhelyazkov, i propozuar si kryeministër nga grupi më i madh parlamentar GERB-SDS, mori një mandat nga presidenti Rumen Radev të mërkurën për të formuar një qeveri.
Rreth 125 ligjvënës në legjislaturën me 240 vende miratuan kabinetin e propozuar të Zhelyazkov në një votim të enjten, duke hapur rrugën për një qeveri të re për të marrë detyrën. Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian dhe një nga shtetet e tij më të korruptuara.