Aktori i humorit Bes Kallaku ka zbuluar detaje për projektin e tij më të ri. U tha pak më parë se ai do të publikojë një film. Në postimet e fundit në Instagram Besi ka treguar më tepër nga ajo që është duke përgatitur për fansat.
Aktori ka publikuar një poster ku shfaqet një foto e tij dhe ku shkruhet: “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj.”, ndërsa në përshkrim të fotos ka zbuluar se ka 2 vjet që po punon për këtë film.
“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj” shkruar ai. Teksa nga posteri i filmit kuptohet se historia do të flas për një politikan që siç duket do të luhet nga vetë Besi.
'Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e cdo projekti tendin, aq me teper ketij ne te cilin kam qene deshmitare e cdo dite pune tenden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah.' ka shkruar më pas Xhensila Myrtezaj në një ripostim të bashkëshortit të saj.
-
Nje pyetje kjo PPA mos eshte LSI?????????????
Përgjigju -
Ok, ok, nje tjeter film medioker me humor burgu, por me shume gjasa filmime te mira me kamera te shtrenjta, sepse e dime tashme, qe per keto "projekte" idioteske paraja nuk ju mungon, por talenti po!
Përgjigju -
Bes Kallaku i futet politikës Tashme e "kemi lidhur gomarin per rigoni!" si thote populli i skraparit.
Përgjigju


Komente
Komento