Erion Veliaj vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por, pavarëisht kësaj, ai vijon të jetë i izoluar në qeli me vendim të GJKKO-së. Çështja përfundoi në Kushtetuese pas votimit në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e tij dhe më pas firmosjen nga Këshilli i Ministrave e në fund shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë nga presidenti Begaj.

I ftuar në Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, është Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PS-së, i cili ka arsyetuar dhe vendimin për të votuar shkarkimin e kryetarit.

Muharremi është shprehur se vendimi ishte politik dhe se nuk kishte të bënte me çështjen për të cilën po hetohet. Socialisti ia faturoi kryetares së komanduar, Anuela Ristanit situatën, duke thënë se shumë sektorë kanë dështuar në performimin e tyre e për rrjedhojë ishte nevojë urgjente prezenca e një kryetari në detyrë.

“Vendimet e gjykatës janë të pakontestueshme. Për çdo socialit është një vendim që ne na shërben e nderit si socialist, si vetë anëtarë të familjes socialiste, dhe po i jepet e drejtë një anëtari të PS që ka pasur pozicione kryesore në këtë parti ku ka drejtuar dhe fushatën elektorale në Tiranë dhe 3 herë i zgjedhur kryetar. Pavarësisht se bie në kundërshtim me vendimin e Këshillit Bashkiak, duhet them që ka venë vendim politik nuk ka pasur lidhje me betejën e Veilajt me drejtësinë, por pritshmëritë tona janë të larta për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës, normalisht duhej që Tirana të merrte një komando të re.

Veliaj në mënyrë të padrejtë u burgos pas një vendim të formës së prerë, dhe end epo hetohet. Nuk di që Veliaj të jetë vetë i përfshirë në një çështje korruptive. Por prangosja e një kryetari bashkie, mendoj që ishte një vendim ekstrem që vetë SPAK e GJKKO ka marrë ndaj një të zgjedhurit. Edhe unë do të veproja si Veliaj, se ai është zgjedhur për të qenë në detyrë”, tha Muharremi.

Alfred Muharremi thotë se votimi për shkarkimin e Veliajt, ishte një vendim i vështirë për të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, por ishte e pashmangshme thotë ai, pas një sërë dështimesh në kryeqytet.

“34 anëtarët e Këshillit Bashkiak ka qenë vendimi më i vështirë në subjektin politik për të propozuar, kjo është ajo qeve bëjmë diferencën. Ne nuk e braktisëm Veliajn. Vendime politike janë vendim kolegjiale. Ritmin e kryetarit nuk e ndiqte dot kryetarja e komanduar. E shohim vetë që ka dështime në disa sektorë që nuk po preferojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo na shtyu e kur pamë dhe raportet e buxhetit, u detyruam të ngrinim shqetësim sepse kishte ngërç. Duke pasur një ngërç të tillë u vendos, dhe duhej të merrnim zgjidhje politike. Tiranës i duhej një kryetar në zyrë për t’i shërbyer qytetarëve. Nuk do e kërkonim po të mos ishte në burg, apo dhe në hetim.”

Ndër të tjera, Muharremi refuzon që vendimi të ketë qenë i imponuar, pasi i është lënë mjaftueshëm kohë administratës së Veliajt për të menaxhuar punën.

“Veliajn presim ta kthejnë në detyrë. Duhet të respektohen qytetarët që e kanë votuar për ta pasur në detyrë. Të ishte për mua vendim personal, nuk do të kisha votuar kurrë. Imponimi do të ishte i drejtë nëse nuk do të analizohej mirë situata. Do të ishte imponim nëse pas 3 muajsh do të ishte marrë një vendim i tillë. Ne i dhamë kohë administratës së Veliajt, dhe pamë që kishte cedim në funksionim”, tha Muharremi.