Josimar Diaz, i njohur me emrin Vozinha, është fenomeni i parë që ka prodhuar Botërori në SHBA-Kanada dhe Meksikë. 40-vjeçari ishte protagonisti i madh i Kepit të Gjelbër në barazimin historik 0-0 që kjo kombëtare arriti në ndeshjen debutuese kundër Spanjës.

7 pritje vendimtare e bënë Vozinhan të shpallej lojtar i ndeshjes, por interesante është që debutimin në futbollin profesionist ai e ka bërë në moshën 25-vjeçare. Para se të arrinte në këtë pikë ai punonte si peshkatar për të siguruar mbijetesën, ndërsa kontratën e parë profesionale e mori në Angola.

Këto detaje e bënë që në përfundim të sfidës së parë të Botërorit të shpërthentë në lot. Jo vetëm shokët e përfaqësueses, por edhe tifozët në stadium thirrën emrin e tij. Në intervistën pas ndeshjes ai u shpreh se ‘ndihet jashtëzakonisht i lumtur, ndërsa ia dedikoi gjyshërve të cilët e kanë rritur’. Vozinha tha se ata nuk jetojnë më, njëjtë si babai i tij, ndërsa të ëmën nuk mundi ta merrte në Botëror pasi SHBA-të nuk i dhanë vizën. Edhe për shkak të aplikimit me vonesë.

Ajo që e bën më intesante është se Vizinha hyri në fushë për këtë ndeshje me rreth 40 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ndërsa pas ndeshjes kishte 1.8 milion. Deri më tani ai ka arritur 7 milionë ndjekës. Kjo në një kohë kur Kepi i Gjelbër ka rreth 500 mijë banorë.

Megjithatë karriera në nivel klubesh e Vozinha-s mbetet modeste. 40-vjeçari aktualisht luan në Ligën e Dytë portugeze me Chavez.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.