Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg dhe 3 vjet heqje lirie shtetasit Sebastian Lataj dhe Sherif Lataj. Dy kushërinjtë janë shpallur fajtorë për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Nxitjes për hakmarrje ose gjakmarje”. Vitin e kaluar të dënuarit kanë ekzekutuar me thikë në zemër picierin Erion Lilaj. Shkak i vrasjës së këtij të fundit është bërë një sherr për gëvishtjen e makinës dhe më pas dy autorët i kanë zënë pritë në rrugicën pranë shtëpisë së tij,duke e qëlluar me thikë në trup. Për pasojë, i riu ka gjetur vdekjen ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi duke u arrestuar disa ditë më vonë.