Vranë biznesmenin Rakip Roli në 2021, Gjykata e Lezhës dënon me 47 vite burg dy autorët
Rakip Roli dhe makina ku u vra
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi).
Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij Klauido Gjegji (Beleshi).
Që prej momentit të arrestimit të tij dy ditë pas ngjarjes, Lika ka deklaruar para hetuesve se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje, pasi ai bashkë me dy djemtë e tij e kishin dhunuar disa ditë para ngjarjes.
Por nga hetimet ka rezultuar se krimi është kryer në bashkëpunim me Klauido Gjegji (Beleshi) dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari i Lezhës Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për dy të rinjtë.
Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutua me breshëri plumbash automatiku mëngjesin e 10 dhjetorit të vitit 2021.Ai u qëllua teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz audi Q7, sapo kishte dalë nga banesa në fshatin Sanxhak të Kurbinit.7 plumba e preken në pjesën e trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia arriti të identifikoj dhe prangose autoret brenda një kohe të shpejtë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
21 Nëntor, 09:39
-
Kurbin/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale e dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai! E denoncuan fqinjët! 53-vjeçari: S’e kam përdhunuar
20 Nëntor, 15:31
-
Shëngjin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime (VIDEO)
19 Nëntor, 16:40
-
Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës
19 Nëntor, 15:17
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët në Shkodër e Lezhë: Godisni fort grupet kriminale dhe parandaloni ngjarjet
19 Nëntor, 15:11