Tre shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një personi në Angli. Ngjarja ndodhi në shtator në Oxford. Njëri prej shqiptarëve të akuzuar, Florian Marku 24 vjeç doli sot para gjykatës në Teesside për masën e sigurisë pas arrestimit në lidhje me vrasjen babait të dy fëmijëve, Hemwand Ali Hussain.

Ndërsa dy shqiptarët e tjerë të arrestuar për të cilët do të fillojë gjyqi në shkurt janë; Anxhelo Xhaferi 22 vjeç dhe Dorian Pirija 31 vjeç, ndërkohë që një 33-vjeçar i akuzuar u lirua. Vrasja ndodhi të dielën e 15 shtatorit, ndërsa Hussain u identifikua zyrtarisht nga policia dy ditë më vonë. Ai kishte shërbyer me forcat ushtarake në rajonin kurd të Irakut dhe ishte një snajperist, që luftoi kundër ISIS.