Vranë taksistin se i ngacmoi motrën dhe nënën, Apeli 'i vë vulën', 24 vite burg për vëllezërit Shera

Vranë taksistin se i ngacmoi motrën dhe nënën, Apeli 'i vë vulën', 24 vite burg për vëllezërit Shera

Autorët Arsil dhe Saimir Shera

TIRANË- Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budllës 71 vjeçarit në gusht të 2020, janë dënuar me 24 vite burg. Report Tv bën me dije se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku Sajmir Shera është dënuar me 14.8 vite burgim, e ndërsa vëllai i tij Arsil Shera me 10 vite burg. Shqyrtimi në Apel është bërë pas ankimimit të bërë nga dy vëllezërit për vrasjen e kryer, ku ata kërkonin ndryshim të vendimit për të caktuar një dënim në kufijtë e parashikuar me ligj.

Vëllezërit Shera kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën. Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t'i ngacmonte familjarët e tyre.  

71-vjeçari Abdulla Budlla u ekzekutua me 7 plumba me 3 gusht 2020, ndërsa autorësinë e vrasjes e mori përsipër vëllai i madh Sajmir Shera, i cili tha se ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 71-vjeçarit, ndërsa vëllai i tij ka luajtur rolin e shoferit. 30-vjeçari është shprehur se për të mos lënë gjurmë kallashnikovin e kishte futur brenda në makinë që gëzhojat të mbeteshin aty dhe jo në vend ngjarje teksa shtoi se pas ngjarjes armën e ka hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë.  Për këtë arsye, gjykata i shpalli fajtorë të dy të rinjtë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 11/10/2022 19:52

    Vrasje me dashje ne bashkepunim dhe vetem 14 vite? Kane shitur tokat katundaret dhe ju kane dhe rryshfet prokuroreve te koruptuar dhe gjyqtareve.

    Përgjigju
    • Bim: 12/10/2022 10:54

      tmerr si gjithmone ne Albanistan, gjyqtaret interpretojn ligjet dhe tashme edhe hakmarrja eshte duke u bere e ligjshme

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit