Report TV siguron foton e taksistit të ekzekutuar në Fushë-Prezë, fqinjët: Njeri shembullor, i qetë dhe nuk kishte konflikte

Report Tv ka siguruar foton e taksist 71-vjeçar që mbeti i vrarë ditën e djeshme në rrethana misterioze në Fushë-Prezë. Ndaj Abdulla Budllës u qëllua me armë 6-7 herë nga një automjet në lëvizje, ndërsa në polici ai rezulton një person pa të kaluar kriminale. Report Tv ka shkuar në Fushë-Prezë, ku ka komunikuar me fqinjët e viktimës, të cilët shprehen se ai dhe familja e tij janë një familje e qetë, e respektuar dhe pa konflikte në fshat.

Miku i tij, me të cilin pinte çdo mëngjes kafe, shprehet për Report Tv se Abdullah Budlla ishte një njeri i qetë, që shihte punë e vetë.

1596535130_1596530562AbudllaBudlla.jpg

Abdulla Budlla 

"Ne takoheshim çdo mëngjes, pinim kafen bashkë, njëri i qetë, shihte punë e vetë, i hipte makinës dhe bënte punën. Komunikonte rregullisht me ne, njeri i qetë", u shpreh miku i tij.

Në lidhje me dy djemtë që ka jashtë, miku i viktimës shprehet se janë prej më shumë se 20 vitesh jashtë vendit, por nga marrëdhëniet shoqërore që ka pasur me familjen ndër vite nuk ka dëgjuar të kenë pasur ndonjëherë probleme.

"Me sa di unë, se unë jam i vjetër 74 vjeç dhe kam marrëdhënie shoqërore me vëllanë e tij, ka dy fëmijë i ka jashtë dy djemtë dhe vajzën dhe një djalë e ka këtu. Kanë qenë familje shembullore. Kanë shumë vite që djem janë jashtë, nuk di ta them me siguri, por kanë mbi 20 vite që jetojnë jashtë", u shpreh miku i Abdullait.

Në vendin ku Abdullah Budlla u ekzekutua ishte një nga vendet e qëndrimit të tij me makinën ku shërbente si taksi.

"Abdullai kishte një makinë dhe bëntë punë taksisti. Ai qëndronte dhe tek parkimi po te kthesa e Lapidarit. Familja e Abdullait, vëllezërit, babai kanë qenë shembullor nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, të paktën këtu jo", përfundon miku i tij.

Abdulla Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edison: 04/08/2020 18:59

    R.I.P Abdullah.

    Përgjigju
  • Mondi: 04/08/2020 14:41

    Te gjith shiptaret jan shejta kur Te vriten, Pastaj thon ka qen burre i mire Po burrin e mire se vret njeri , por ne shiptaret I nenvlersojm gjerat Duke fol pas shpine per njeri tjetrin e Duke pre ne bese njeri tjetrin , e Te pa moralshem nuk pysim se kush

    Përgjigju
  • Polici: 04/08/2020 13:05

    Kot nuk te vret njeri mos ka nuk ka bere babai kane bere femijet e tij.

    Përgjigju
    • Droga: 04/08/2020 13:41

      Mos u futsh ne ndonje parakalim te nxituar apo pa dashje ti bllokosh rrugen dikujt se pergjigjen e merr nga kjo shoqeri e çmendur edhe ti polic e di mire

  • Kolegu: 04/08/2020 12:44

    Ishalla s'ka qene deshmitar i shkreti, ka pare ndonje gje qe s'duhet pa dashje ose ka dijeni per ndonje ngjarje kriminale.. Ose ndonje grup kriminal duke kaluar aty rastesisht mund dhe ta ket marre nishan sic ka ndodhur rendomte ne shqiperi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan