TIRANË- Dy vëllezërit Shera janë autorët e vrasjes së taksistit Addulla Budlla pasditen e 3 gushtit në Fushë- Prezë. Report Tv mëson se kanë qenë dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera që kanë qëlluar për vdekje taksistin, teksa referuar dëshmisë së tyre, shkak është bërë se 71-vjeçari i kishte ngacmuar nënën dhe motrën e tyre. Mësohet se autorët dhe viktima ishin konfliktuar më herët për të njëjtën motiv, ngjarje e cila përfundoi me një të vrarë. 

7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë. Mjeti "Volkswagen" të cilin përdorën autorët për vrasjen e taksistit është gjetur dhe është sekuestruar nga ana e uniformave blu. Policia njofton se vëllai i madh, Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët. 

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal, teksa njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor.

1596699127_15965351301596530562AbudllaBudlla.jpg

Viktima Abdulla Budlla

Njoftimi i plotë i policisë
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë. Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 03.08.2020, në rrugën nacionale Fushë Krujë - Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, ku u vra me armë zjarri 71-vjeçari A. B. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për zbulimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, falë provave të siguruara, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, u zhvillua operacioni Policor “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht i dy vëllezërve: 

S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia. 

Pamjet në vendin e ngjarjes ( dt .3 gusht 2020 )

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Vrasja e taksistit/ Familjarët vendosin buqetë me lule dielli në fuçinë ku iu gjet trupi i pajetë (FOTO)

3 ditë më pas Report Tv është rikthyer në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarri taksisti Abdulla Budlla. Në fuçinë, mbi të cilin u gjet trupi i 71-vjeçarit sot është vendosur një buqetë me lule. Siç shihet në këtë foto të Report Tv, mbi fuçi është vendosur një buqetë me luledielli.

1596705201_lule.jpg

Ora 11:04
Vranë taksistin në Fushë- Prezë/ Dy vëllezërit pranojnë krimin: Na ngacmonte nënën dhe motrën

1596697556_5f283d5933ce4WhatsAppImage20200803at18.10.58.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera kanë pranuar krimin. Mësohet se ata kanë deklaruar se taksisti 71-vjeçar u ngacmonte nënën dhe motrën.

Ora 09:22
FOTO/ Kush janë dy vëllezërit që vranë taksistin

1596698339_rinasifoto001.jpg

Arsil dhe Saimir Shera

Këto dy persona që shihni në këto foto janë dy vëllezërit Arsil dhe Saimir Shera, të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Referuar burimeve, Saimir Shera ka qenë i dënuar më herët.