-
Vranë taksistin se i ngacmoi motrën dhe nënën, Apeli 'i vë vulën', 24 vite burg për vëllezërit Shera
Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budllës 71 vjeçarit në gusht të 2020, janë dënuar me 24 vite burg. Report Tv bën me dije se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku Sajmir Shera është dënuar me 14.8 vite burgim, e ndërsa vëllai i tij Arsil Shera me 10 vite burg.
11 Tetor 2022, 16:34 -
37 vite burg vëllezërve Shera, ekzekutuan taksistin në Fushë Prezë: Kishte lidhje me nënën tonë, na u errën sytë
37 vite burg ka vendosur Gjykata e Tiranës për dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të cilët ekzekutuan taksistin Abdulla Budlla, më 3 gusht 2021. Dy të rinjtë, njëri 33 vjeç dhe tjetri 22 vjeç u shpallën fajtore nga gjykata për vrasje me paramendim.
9 Shkurt 2022, 20:59 -
Vranë taksistin se i ngacmoi motrën dhe nënën, burg për dy vëllezërit Shera
Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Abdulla Budllës 71 vjeçarit, do të qëndrojnë në burg. Me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me paramendim dy të rinjtë kanë pranuar krimin duke thënë se gjithçka e bënë pasi Budlla i kish poshtëruar duke mbajtur lidhjen intime me nënë e tyre dhe i kish ngacmuar edhe motrën.
8 Gusht 2020, 11:40 -
Rrëfimi i nënës së vrasësve: Isha e lidhur me taksistin që vranë djemtë e mi…
Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit.
7 Gusht 2020, 13:46 -
Zbardhet dëshmia e Sajmir Sherës: 71-vjeçarin e vrava unë, armën e futa në thes që të mblidhja gëzhojat
Sajmir Shera, vëllai i madh, ka pranuar se e ka vrarë ai taksistin 71-vjeçar në Fushë-Prezë. Ai njihet nga policia si një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët. Para grupit hetimor ai ka thënë se ka qëlluar me kallashnikov nga makina dhe armën e kishte futur në një thes në mënyr&
7 Gusht 2020, 12:59 -
Zbardhen detajet/ Makina me qira 'Me trashëgime çifti' zbuloi vëllezërit! Sajmir Shera pranon autorësinë: 71-vjeçarin e vrava unë, armën e futa në thes
Sajmir Shera një nga autorët e vrasjes së taksistit Abdulla Budlla, ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar mbi 71-vjeçarin ndërsa i vëllai Arsili ka pasur rolin e shoferit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina e përdorur në vrasje është marrë me qira e zbukuruar si makinë për të marrë nuse ku shkruhej "Me trashëgime çiftit".
7 Gusht 2020, 11:05 -
Vrasja e taksistit/ Familjarët vendosin buqetë me lule dielli në fuçinë ku iu gjet trupi i pajetë (FOTO)
3 ditë më pas Report Tv është rikthyer në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarri taksisti Abdulla Budlla. Në fuçinë, mbi të cilin u gjet trupi i 71-vjeçarit sot është vendosur një buqetë me lule. Siç shihet në këtë foto të Report Tv, mbi fuçi është vendosur nj&eu
6 Gusht 2020, 11:17 -
Vrasja e taksistit në Fushë- Prezë/ Arrestohen 2 vëllezërit, pranojnë autorësinë: Na ngacmonte nënën dhe motrën (EMRAT)
Report Tv mëson se në pranga ka rënë Saimir dhe Arsil Shera, ku sipas burimeve kanë njohje me 71-vjeçarin. Përpara uniformave blu ato kanë pranuar autorësinë e krimit. Nisur nga ky fakt, referuar të njëjtave burimeve shkak është bërë një konflikt në fis që ka çuar në ekzekutimin e tij me 7 plumba nga një automjet në lëvizje.
6 Gusht 2020, 08:54 -
Vrasja e taksist në Fushë- Prezë, identifikohet autori! Dyshohet konflikt në fisin Budlla
Konflikti në fis dyshohet se prodhoi vrasjen e 71 vjeçarit Abdulla Budlla në Fushë Prezë. Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes dhe vijon operacionin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarjen e 3 gushtit. Deri tani në polici janë shoqëruar disa persona ndërsa punohet për kapjen e automjetit të përdorur në vrasje.
5 Gusht 2020, 15:27