Reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin, zbardhet Dibra e fshatrat turistike të Korçës (VIDEO)

Ditën e sotme i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku nuk kanë munguar reshjet e shiut dhe të dëborës. Temperaturat e ajrit edhe pse janë rritur lehtë në mëngjes kanë filluar rënien gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Ndërkohë sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar akset rrugore në Dibër ku ka patur edhe reshje të dendura dëbore është i kalueshëm pa zinxhirë, ndërsa në aksin Korçë-Dardhë nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.


Lajmi kryesor:

Reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin, zbardhet Dibra e fshatrat turistike të Korçës (VIDEO)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
ARRSH: Në të gjitha akset nacionale qarkullimi vazhdon normalisht pa zinxhir

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të dytë ku ka njoftuar se të gjitha akset nacionale janë pastruar nga dëbora, e për pasojë bëhet e ditur se qarkullimi vazhdon normalisht pa zinxhir.

Ora 13:16
Nis dëbora në Dibër, në disa fshatra trashësia arrin deri në 15 cm! ARRSH: Qarkullim normal i makinave (VIDEO)

Edhe në qarkun e Dibrës, kanë filluar reshjet e dëborës. Në disa akse rrugore dëbora deri më tani ka arritur deri në 15 cm. Konkretisht situatat më e rënduar nga reshjet e dëborës është në Lurë, Kalaja e Dodës, Reç, Arras po kështu edhe në Trebeshinë e në disa fshatra të Zerqanit. Rruga nacinale Maqellar-Peshkopi ka patur probleme në qarkullim si pasojë e dëborës së dendur.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës po punojnë në akset kryesore. Sipas ARRSH situata e qarkullimit rrugor është normale dhe pa zinxhirë.

1578831179_borediber.jpg

Ora 09:16
Zbardhen nga dëbora, Dardha, Voskopoja e Erseka! ARRSH: Në këtë aks nevojiten zinxhirët (VIDEO)

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë rajonin jug-lindor të vendit kanë bërë që në zonat malore të qytetit të Korçës të ketë reshje intensive dëbore. Reshjet janë të pranishme edhe në fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës por edhe në zonën e Ersekës.

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa trashësia ka arritur nga 5 deri në 10 cm në zona të caktuara. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në aksin rrugor Korçë-Dardhë reshjet e dëborës janë shtuar. Nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

Ora 07:25
Reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin, zbardhet Dibra e fshatrat turistike të Korçës (VIDEO)

Ditën e sotme i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku nuk kanë munguar reshjet e shiut dhe të dëborës. Temperaturat e ajrit edhe pse janë rritur lehtë në mëngjes kanë filluar rënien gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Ndërkohë sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar akset rrugore në Dibër ku ka patur edhe reshje të dendura dëbore është i kalueshëm pa zinxhirë, ndërsa në aksin Korçë-Dardhë nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë