Vrapi prezanton këndin e Maturës, ja për çfarë do të shërbejë ai

Vrapi prezanton këndin e Maturës, ja për çfarë do të shërbejë ai

Foto ilustruese

TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi, nëpërmjet një video-mesazhi ka informuar këtë herë maturantët në lidhje me “Këndin e Maturantit”, në të cilin do të afishohen të gjitha ndryshimet që vijnë në Maturën Shtetërore 2020.

Sipas Vrapit, maturantët mund të informohen jo vetëm në faqen zyrtare të QSHA dhe MASR, por gjithashtu edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në “Këndin e Maturantit”, i cili do të jetë i pranishëm në çdo shkollë në Shqipëri. Meqenëse këtë vit Matura Shtetërore po shoqërohet me disa ndryshime të kushtëzuara nga situata e pandemisë, QSHA dhe MASR po përgatisin një udhëzues mbi mënyrën e testimit në maturën shtetërore.

“Në datën 18 maj, kur maturantët do të rikthehen në shkollë, në "Këndin e Maturantit" do të jetë e afishuar e gjithë procedura e maturës shtetërore.”- thotë Vrapi.

Aty nxënësit do të mund të gjejnë detajet jo vetëm në lidhje me testet, por edhe në lidhje me fletë-përgjigjen dhe çdo element tjetër që lehtëson procesin e provimeve në Maturën Shtetërore.

“Mbetet detyrë e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, patjetër edhe vetë maturantëve që ta marrin këtë informacion” - nënvizon në fund Drejtoresha e QSHA-së.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë