Me sloganin “Vrapimi drejtë së ardhmes” kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me kandidatët përfundimtar në zgjedhjet e 24 prillit. Gjatë komunikimit në zoom me skuadrën e 25 prillit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kandidatëve të mos qëndrojnë të objektivi bazë, por të fokusohen në progresin e punës.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u bëri thirrje të gjithë socialistë që nga ky moment të vrapojnë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes, sipas tij për ta mbrojtur vendin tonë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të rrudhura dhe më të lodhura, duke iu referuar opozitës. 

Kreu i qeverisë nuk la pa ‘thumbuar’ edhe kundërshtarët, të cilët i analizoi me foto dhe duke bërë ironi, me figurat e tyre politike. Rama vuri përball kryesuesit e PD-së me ato të Partisë Socialiste, duke e nisur krahasimin mes mjekes Çomo dhe Sali Berishës. Kryeministri theksoi se skuadra e Partisë Socialiste është ajo e duhura, me argumentin se secili drejtues ka dhënë maksimumin për qytetarët.

VIDEO/Aktiviteti i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
‘Janë nisur për dasëm me kecat e Tym Idrizit! Gridare oho oo’ ,Duma dhe kreu i PDIU-së i përgjigjet kryeministrit: Lidheni se ka rroitur!

1615378204_s.jpg

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa po inkurajonte kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, nuk la pa sulmuar edhe listën e opozitës, ndërkohë që kandidatët i ballafaqoi me listën e PS-së. Menjëherë kanë reaguar edhe disa prej personazheve të përmendur. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ka reaguar pas takimit virtual që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kandidatët për deputet.

“Lidheni se ka rroitur Edvin Rama”, shkruan ai.  Ai shkruan se nëse kryeministri shkon në spital nuk do e kthejnë më mbrapsht.

‘Lidheni se ka rroitur Edvin Rama. Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti: Me thote ne nje nga bisedat tona: Shpetim nuk eshte faji i Rames po i joni si popull, se: Edvin Ramen, po shkoj ne spital s'ta kthejne me mbrapsh!’- shkruan Idrizi.

Sakaq ish-deputetja e PD-së Grida Duma tha se Rama nuk ka më asgjë për të ofruar veç sulmeve të tij.

‘Nuk ka asgjë për të ofruar vec sulmeve, ka dështuar. Pas 8 vitesh dështime. Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,  Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera. Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.  Një njeri që s'ka asgjë për të ofruar veç sulmeve.  Është për të të ardhur keq.  Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat. Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.’- deklaroi Duma.

Ora 12:25
Nga 'kalastrenat e Gon Dukës' te 'faqorja e Dash Shehit' dhe 'preshët e Tritanit', Rama 'analizon' opozitën

 

Me batuta dhe ironi, Kryeministri zgjodhi të komentojë drejtuesit e opozitës si më poshtë:

"Kush mund ti fitojë betejat që i duhen Shqipërisë? Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh ? Kush, cili, apo cila? Kush nga shqiptarët i ka lënë mendjen,veshët me fajde te Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh. Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmë, me kalastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel  Dules,  me preshët e Tritanit, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos  me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kurrë, por kanë frikë. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”, tha Rama.,

Ora 12:10
Rama tallet keq me Bujar Leskajn: Dje dha dorëheqjen, sot i dolën avujt dhe u rifut në garë

 

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një takim virtual me kandidatët e PS, ndërsa ka vendosur fotot e tyre përballë atyre të kundërshtarëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka sulmuar me radhë, nga presidenti Ilir Meta, te Edi Paloka, Monika Kryemadhi e deri te Bujar Leskaj, kandidati i PD në Vlorë.

“Ky është Leskua për kë nuk e njeh. Këtu është në restorant, kryetar i KLSH, foto e shkëputur nga një mundje e lirë mes miqsh, pasi i ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës. Dje sikur kishte dhënë dorëheqjen po ishte vonë. Sot në mëngjes i kanë dalë avujt me siguri do jetë rifutur në garë, sot në darkë do japë prapë dorëheqjen. Dhe SHQUP-i do vendosë një taksi ambulancë për nxjerrje pije çdo natë”, tha Rama

Ora 12:09
Thirrja e Ramës për listën e kandidatëve: Të gjithë në sulm për Shqipërinë, për të mbrojtur vendin nga taksa e sheshtë

 

Të gjithë kandidatëve të listës së PS-së, Rama ka një porosi: të gjithë në sulm.

"Të gjithë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes! Të gjithë në sulm për të mbrojtur popullin nga taksa e sheshtë, në sulm për të ulur taksat. Të gjithë në sulm për të mos lejuar taksën mbi fitimin, të atij që na pengon për të vazhduar punnë. Në sulm për të vazhduar punën dhe për të përmirësuar më tej kushtet. Në sulm për të rritur pagën minimale, për të mbrojtur fermerët, peshkatarët, të rinjtë, fëmijët, në sulm për të mbrojtur drejtësinë e re nga Iliri, Monika, KCK. Në sulm për ta shtrirë rilindjen më tej, për ta shtrirë në zonat rurale. Në sulm për ta mbrojtur vendin tonë, të atyre që duan ta rimarrin vendin, të atyre që duan të marrin mandatin e 5-të. Në sulm për të mbrojtur Shqipërinë, për ta çuar atdheun tone në një nivel tonë. Në sulm për të hapur rrugë të reja, aeroporte, vepra të mëdha, që do të ndryshojnë faqen e atdheut tonë turistikë. Në sulm për ta njësuar me emrin Shqipëri. Për të mos harruar se duhet luftuar në fund me armikun e padukshëm, ndaj këtij makthi që ka marrë jetë, dhe të zhdukim plagët e tërmetit. Kush mund ti bëjë të gjitha këto? Kush mund ti fitojë betejat që i duhen Shqipërisë? Nëse jo ne, kush do e cojë Shqipërinë para? Kush?", tha Kryeministri Rama.

Ora 12:03
Rama vë përballë një e nga një kandidatët e PD-së me të PS-së, Metën e përplas me Gjonajn: Është kryedeputeti që kërkon të ndalojë drejtësinë e re

Kryeministri Edi Rama ka vënë përballë një dhe nga një të gjithë kryesuesit e listavë të PD-së me ato të propozuara nga Partia Socialiste. Kreu i qeverisë ka krahasuar me foto të gjithë emrat, ndërkohë që nuk ka munguar edhe komenti i tij ‘thumbues’ në lidhje me kandidatët.

‘Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila... më kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili). Më ishte përgjigjur Qirje Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje. Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës).

Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky. Po këtu me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin.Me kë fiton arsimi me Evisin apo filaxhanin (Monika Kryemadhi).

Shërbëetori publik i bashkisë Londrës dhe i arratisuri nga bashkia e Kamzës. (Lavdrim Krrashi dhe Xhelal Mziu). Ja dhe zgjedhja për Korçën, me kë fiton me zonjën majtas, (Olta Xhaçka) apo lakuriqin e natës (Ervin Salianji). Ky është Leskua në restorant, është në restorant, nga një betejë në restorant, mes miqsh pasi ka përfunduar rakinë e lumit në Vlorë. Dje sikur kishit dhënë dorëheqjen, po sot i kanë dalë avujt. Mark Marku, ky është ministri i arsimit, s’po flas më!’- tha Rama.

Ora 12:00
Rama: Bledi Çuçi këmbënguli që të mos qëndronte tek objektivi bazë, të gjithë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes

Kryeministri Edi Rama tha se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka këmbngulur që të jetë i treti të Gjirokastër në listën e kandidatëve për deputet, duke shtuar se ai është një shembull i skuadrës për të fituar.

‘Faleminderit të gjithë kapitenëve të skuadrave tona në qarqe, për punën, për përkushtimin ndaj skuadrës, nuk dua që ti rreshtoj të gjithë një nga një. Po dua të veçoj Blendi Çuçin, i cili këmbnguli të mos qëndronte tek objektivi bazë, por te kufiri i objektivit maksimal. E solla këtu si një shembull të suksesshëm dhe të përkatësisë ndaj skuadrës. Si shembull të dikujt që është një krye të kësaj skuadre si ajo e Gjirokastër. Kërkoi që të vendoset i treti. Harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate dhe sa shumë kemi punuar në terreni organizativ për të qenë gati me 25 prill. Të fokusohemi tek detyra jonë, tek detyra që ka secili si individ tek programi i punë synon qytet më qytet, derë më derë, media më media në çdo dritare komunikim me njerëzit. Problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e çoroditur. Tani e katër vite kanë bërë çdo gjë për të humbur zgjedhjet. Kanë një ekip të mosozotshëm që ngjan si parkim i vjetër buze autostradës. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e të ardhmes. Të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes, për shëndetësinë e të ardhmes, për drejtësinë.’- tha Rama.

Ora 11:50
Rama: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, simbole dhe heroina të 2 përballjeve tona më të vështira, rindërtimin dhe luftën me COVID

Në një aktivitet ku marrin pjesë gjithë kandidatët në 12 qarqet e vendit, Rama në fillim të fjalës së tij ka përmendur 2 simbolet e PS-së në këto zgjedhje, Luljeta Bozon dhe Najada Çomon.

"Për Shqipërinë që është e ardhmja jonë! Faleminderit Luljetës dhe Najadës, dy heroinave të këtyre kohëve, 2 grave të forta, pasionante, vullnetare të vijës së parë. Janë identitet të dy sfidave tona më të vështira, që i kemi përballuar dhe do t'i përballojmë me sukses, rindërtimin dhe luftën me armikun e padukshëm. Me shumë mirënjohje për të dyja dua që të gjithë ta shohim dhe të gjithë ta ndjejmë arsyen e fortë pse këto 2 mikesha të shqiptarëve janë këtu me ne sot dhe do të jenë 4 vitet e ardhshme. Për herë të parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë pensionistët do të përfaqësohen nga një prej më të mirave të tyre. Gjithashtu për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë do të ulet një stërgjyshe e cila padyshim do të jetë në këtë rrugë edhe për një cilësi tjetër, cilësia e një njeriu që ka jetuar me profesionin e vet dhe që ka shkëlqyer në profesionin e vet. Ndërkohë që këtu ka shumë të tjerë dhe të tjera për të cilët Luljeta Bozo është frymëzim. Nga ana tjetër Najada është deputetja e heronjve tanë, e heronjve shqiptarë në këtë luftë që ka përfshirë mbrë botën. Është edhe përfaqësuesja e denjë e një përpjekje tërësore ku humbën jetën disa kolegë të saj në këtë përballje", tha Rama.