Vrapuesi i veçantë në Maratonën e Tiranës, 82-vjeçari udhëtoi nga Anglia për t’u bërë pjesë e saj

Vrapuesi i veçantë në Maratonën e Tiranës, 82-vjeçari udhëtoi nga Anglia për t’u bërë pjesë e saj

TIRANË- Më shumë se 2500 vrapues, profesionistë dhe amatorë, nga mbi 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota, i janë bashkuar ditën e djeshme gjysmë Maratonës së Tiranës në edicionin e katërt të saj. Por përpos personazheve të ndryshëm nga jeta kulturore e sportive, të cilët iu bashkuan kësaj gare, nuk mund të mos spikaste një vrapues tejet i veçantë.

Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga Anglia, Rodney Oliver, një gjyqtar i njohur, tashmë në pension, i cili udhëtoi drejt Tiranës posaçërisht për t’u bërë pjesë e garës së gjysmë Maratonës. 

Oliver, është gjithashtu një ambasador i shkëlqyer për çështjet shqiptare në Britani që prej vitit 2001.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin