DURRËS - Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Lefter Pashën, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij Mejreme Pasha 70 vjeçe.
Ngjarja u shënua 4 ditë më parë në fshatin Kullë të Durrësit. Gjykata vendosi “arrest me burg” për 51 vjeçarin, që gjatë seancës gjyqsore ka pranuar krimin, ndonëse u justifikua me faktin se veprën penale e ka kryer në mënyrë të pavetëdijshme.
Nisur nga ky fakt, avokati i 51 vjeçarit ka kërkuar një masë më lehtësuese për klientin e tij sepse ai vuan nga probleme mendore, për të cilën edhe kurohet.
Ndërkaq, organi i akuzës, duke marrë parasysh gjendjen e rënduar mendore, ka kërkuar një akt ekspertimi të gjendjes psiqike të të pandehurit.
Megjithatë, trupi gjykues pasi dëgjoi organin e akuzës dhe avokatin mbrojtës, vendosi të japë masën e sigurisë “ arrest me burg “ për 51 vjecarin me akuzën e vrasjes me paramendim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com