TIRANE - Zbardhen detaje të reja për Emiljano Rustemin, personin që vrau më 10 mars në Laprakë, gruan Izaura, vjehrrën Engjëllushe Shaqiri dhe më pas veten, para syve të 3 fëmijëve. 32-vjeçari që kreu krimin makabër, u tha se kishte qenë në burg në Greqi dhe sapo ishte liruar, por media greke ka zbuluar se Emiljano Rustemi duhej të ishte ende në burg, pasi ai është dënuar në ishullin Kos të Greqisë me 8 vite heqje lirie për vjedhje.
Sipas gazetës lokale greke “Dimokratiki”, Rustemi ka marrë leje disa ditore nga drejtoria e burgut në ishullin Kos, ku vuante dënimin dhe duke e thyer atë ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku edhe kreu dy vrasjet dhe vetëvrasjen më 10 mars.
/Shqiptarja.com

VIDEO