SHKODER - Vrasja e dy turistëve çek  korrikun e vitit të kaluar në Dukagjin, tronditi mbarë opinionin publik, e po ashtu, i fortë ishte edhe reagimi ndaj qetësisë së autorit 20-vjeçar Sokol Mjacaj.
 
Shtatë muaj më pas, i riu nga Shkodra i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshimin e vendimit me burg të përjetshëm që gjykata i dha për krimin e dyfishtë. 
 
Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi dënimin përjetë duke rrëzuar ankimimin. Por kjo nuk e ka shqetësuar Mjacajnt, i cili është shfaqur buzagaz pas kafazit të hekurt ndërsa nuk ka folur fare duke lënë avokaten Elvira Jakova të shfaqte pretendimet e saj në lidhje me dënimin.

mjacaj i qeshur
mjacaj i qeshur
(Sokol Mjacaj i qeshur gjatë seancës së sotme)
 
20- vjecari Sokol Mjacaj akuzohet për vrasjen e 2 turistëve çek dhe mbajtjes pa lehe të armëve luftarake dhe municionit.

Avokatja hodhi akuza për një drejtësi me dy standarde, pasi tha se procesi ndaj klientit të saj është i paragjykuar. Gjykata sipas saj, i ka mohuar padrejtësisht gjykimin e shkurtuar e pas rrëzimit të kësaj kërkese, avokatja tha se do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të kërkuar drejtësinë nga ky institucion.
"Jam e vendosur që sa të kem titullin e avokates këtë çështje ta mbroj në të gjitha shkallët e gjykimit, edhe në Strasburg", - u shpreh avokatja Elvira Jakova.

Në korrik të 2015, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova të dashur me njëri-tjetrin u ekzekutuan me armë nga Mjaçaj, ndërsa ishin duke u kthyer me makinën e tyre nga Thethi ku kishin ardhur për të parë bukuritë shqiptare. Krimi ndodhi pasi Mjacaj tentoi t'i grabiste.


sokol mjacaj

sokol mjacaj
( Sokol Mjacaj para gjykatës )

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)