TIRANË - Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin makabër që 37 vjeçari Shkëlqim Disha kreu duke lënë të vdekur gruan e tij Resmie Dishën 31 vjeç njëkohësisht dhe nënën e 4 fëmijëve të tij.
Burime për A1 Report bëjnë me dije se çifti janë ndarë përpara 10 vjetësh dhe kishin vetëm 4 vjet që ishin ribashkuar. Gjatë këtij 4 vjeçari ata kishin jetuar në Greqi si emigrantë ku Shkëlqimi punonte në ndërtim. Çifti Disha ishin prindër të 4 fëmijëve dhe jo dy siç u raportua më parë, fëmija më i madh është 13 vjeç dhe është një vajzë.
Pas kthimit në Shqipëri ata jetonin në zonën e quajtur 'Ish-Nishtulla numër 3” në fshatin Shëngjergj. Sipas rrëfimit në polici të bashkëshortit krimin e kishte kryer pasi gruaja i tregoi se e kishte tradhëtuar, tradhëti e cila sipas burimeve të A1 Report ka ndodhur përpara 10 vjetësh,kohë në të cilën çifti ka qënë i ndarë.
Bashkëshorti ka lënë të vdekur në vend duke e goditur me një dru në kokë dhe më pas duke e mbytur me rripin e pantallonave të tij Një tjetër detaj që televizioni A1 Report ka mësuar është se trupi i gruas është transportuar drejt qytetit të Lushnjës ku dhe gruaja banonte më parë ku dhe do të bëhët varrimi.Familjarët e gruas dhe kryesisht vëllai i saj nuk ka pranuar ta varrosin atë në lagjen “ish-Nishtulla nr 3” edhe pas negociatave të shumta që vjerrii të ndjerit ka kryer me të.
Dëshmia e shoferit të ambulancës
Ndërkohë sipas dëshmisë së shoferit të ambulancës dhënë për A1 Report 37 vjeçari ka shprehur pendesë për krimin e kryer
"Policia e mori e transportoi e solli te makina unë bëra transportin dhe e çova në morg në Tiranë.E pashë kur e zbritën ishte goditur në kokë me dru dhe sipas të thënave të të shoqit e kishte mbytur me rripin e pantallonave"-pohon shoferi ndërkohë vazhdon ai "Unë isha aty kur e pyeti policia dhe tha kam pas probleme kam qenë ndarë një herë por u bashkova prapë , do shkoja në Librazhd që të bëja celebrimin . Ishte penduar dhe filloi të qante"-dëshmon shoferi i ambulancës
Ngjarja
Çifti i bashkëshortëve Disha fillimisht kanë qenë duke u konfliktuar me njeri-tjetrin e më pas 37 vjeçari ka kryer edhe aktin e rëndë pasi sipas burime nga policia thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se bashkëshortja i kishte treguar tradhëtinë e para 10 vjetësh.Pas kësaj, burri ka nisur edhe debatin me gruan e tij në debat e sipër, mësohet se burri ka hequr rripin e pantallonave dhe më pas ka vrarë nënën e katër fëmijëve të tij.
Redaksia Online
(s.m/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO