Dy autorët e vrasjes me armë zjarri të 21 vjeçarit, Ervis Zyba janë lënë në burg nga Gjykata e Lezhës e cila i akuzon si autorë të vrasjes së të riut në një lokal muzike live në zonën e Kurbinit. Gjatë seancës ata kanë thënë se, nuk kishin për qëllim që të vrisnin të riun, por ata u vetmbrojtën.
Seanca gjyqësore është mbajtur në masa të rrepta sigurie, në të cilën ata kanë pranuar se kanë shkëmbyer zjarr me viktimën Ervis Zyba dhe shokun e tij Xhevahir Lika me të cilin kishin pasur konflikt.
Dy të arrestuarit kanë deklaruar së kanë qëlluar për vetëmbrojtje dhe se nuk kishin pasur për qëllim vrasjen e Zybës, duke thënë se, qëllimi i takimit mes tyre ka qenë për të sqaruar konfliktin që kishin pasur prej 1 viti, por ishin ndeshur me ofendimet e Likës dhe Zybës e më pas edhe të shtënat e armëve të tyre.
Elgert dhe Dorjan Cara, menjëherë pas ngjarjes janë larguar për t’iu shmangur hakmarrjes, ndërsa janë vënë në pranga vetëm 1 ditë më pas nga policia.

Nga hetimet e policisë, bëhet e ditur se, konflikti ka qene mes Xhevahir Lika dhe Elgert Cara, ndërsa viktima Ervis Zyba ishte shok i Likës dhe nuk kishte pasur fare lidhje me konfliktin.
Në konflikt, të dy palët kanë qenë të armatosur dhe në debat e sipër, Elgert Cara ka qëlluar me armë automatike, ndërsa Dorjan Cara ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba. Xhevahir Lika është kundër përgjigjur me armë zjarri pistoletë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë edhe 20 vjeçari Ervis Zyba, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 21 vjecarit Xhevahir Lika.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com