Vrasja brutale e biznesmenit Topalli në ishullin grek, Komuniteti Shqiptar kërkon drejtësi, nesër marshim dhe protestë në Rodos

Vrasja brutale e biznesmenit Topalli në ishullin grek, Komuniteti Shqiptar kërkon drejtësi, nesër marshim dhe protestë në Rodos

I ndjeri, Xhani Topalli

Ditën e nesërme Komuniteti Shqiptar në Rodos do të zhvillojë një marshim dhe protestë paqësore ku në qendër do të jetë thirrja për drejtësi, pas vrasjes makabre të 46-vjeçarit shqiptar Xhani Topalli. Mediet greke raportojnë se marshimi do të nisë nga sheshi “Kuntourioti” në orën 09:00 në drejtim të ndërtesës së Gjykatës, jashtë së cilës do të ketë fjalime të shkurtra nga përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe të sindikatës së ndërtuesve dhe pasi të kenë përfunduar, marshimi do të vazhdojë në shesh, ku do të zhvillohet tubimi protestues i pjesëmarrësve.

Kryetari i Komunitetit Shqiptar Ari Kasapi raportoi në median “Demokratike” se ka pasur interes të madh për të marrë pjesë në këtë protestë, jo vetëm nga bashkëatdhetarë të viktimës, por edhe nga vendasit, pasi ata duan të bëhen bashkë dhe të ngrenë zërin për të tilla ngjarje, që tmerruan jo vetëm zonën e Rodosit, por gjithë shtetin grek dhe atdheun e të ndjerit.

46-vjeçari shqiptar reziltonte i zhdukur prej datës 28 gusht, pasi takoi një biznesmen 53-vjeçar për t’i paguar një hua. Mirëpo pasi policia greke pa pamjet filmike dhe morën në pyetje 53-vjeçarin, ditën e hënë më 5 shtator, ai e pranoi vrasjen. Autori së bashku me djalin e tij 20-vjeçar akuzohen për vrasje nga pakujdesia, por ankimi i tyre në Këshillin e Kundërvajtjes të Rodosit shkaktoi një indinjatë të madhe brenda Komunitetit Shqiptar, por edhe më gjerë.

   

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë