Vrasja dje në Kurbin, viktima u qëllua 6 herë me pistoletë, 10 të shoqëruar! Pista e hetimit, hakmarrja dhe konflikti për pronën
Policia e Kurbinit në vendin ku ndodhi vrasja, 24 shkurt
Kurbin-Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli një ditë më parë në fshatin Vilëz të Kurbinit, por policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmet e autoreve të këtij krimi.
Personat e pyetur janë kryesisht banor të zonës, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë që prej mbrëmjes të së hënës, policia po monitoron të gjithë masivin pyjor përreth vendit të ngjarjes, në kërkim të autorëve dhe ndonjë gjurme të lënë prej tyre.
Nga kqyrja e trupit të viktimës dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se ka një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali të cilët konstatuan 67-vjeçarin të shtrirë dhe njoftuan policinë.
Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras.
Në atë kohë të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë. Por pista tjetër është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë mbrëjen e së hënës në fshatin Vilëz të Kurbinit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.8%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.8%
Vota total: 1042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori
26 Mars, 08:04
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
Kosovë/ Vrasja e 19-vjeçarit me armë zjarri, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim! Xhaxhai i viktimës: S'kemi pasur konflikte me askënd
24 Mars, 13:36
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36