Vrasja e 14 vjeçarit, Edmond Dragoti në Report Tv: Ngjarje të tilla, ndërgjegjësojnë opinionin! Komunikimet online po krijojnë një shoqëri të sajuar, shqiptarët po shfaqin probleme mendore

TIRANË - Psikologu Edmond Dragoti komentoi në Report Tv ngjarjen tragjike të një jave më pare tek shkolla Fan Noli ku u vra me thikë 14 vjeçari Martin Cani dhe efektin që ka pasur në shoqëri një tragjedi e tillë.

Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, Dragoti thekson se ngjarje të tilla i bëjnë njerëzit të reflektojnë dhe të ndërgjegjësohen

'Mendoj se ngjarje të tilla e ndërgjegjësojnë opinionin. I japin gjithsecilit mundësinë të shohi brenda vetes dhe kushdo reflekton. Kërkon ndryshim të përmasave shoqërore. Gjithë shoqëria duhet të ndihet e përfshirë në këtë ngjarje që në të ardhmen ti shmangim këto. Jemi në një situatë ku teknologjia dhe rrjetet sociale, një shoqëri që ka filluar të përfshihet në komunikimiet totale online.'

Më tej vijoi analizën duke vënë në dukje se komunikimet online kanë zëvendësuar ato ballë për ballë dhe po krijojnë një shoqëri të sajuar dhe individë që kopjojnë njëri-tjetrin.

'Po shmang komunikimet verbale, kjo e bën shoqërinë tonë fiktive dhe fake të sajuar. Kemi një individ të sajuar që sajohen jo vetëm me performancën reale. Një shoqëri të sajuar dhe në formë jo vetëm në përmbajtje. Ndryshohet pamja e jashtme dhe humbet individualiteti dhe krijojmë individin e sajuar atë që nesër do jetë një robot. Kushtet natyrore të individit, agresiviteti nuk shërben për tu mbrojtur, por shërben si mekanizëm dëmtues, dhunues. Më e pranishme dhuna në shoqërinë e rrjeteve sociale sesa sjellja paqësore apo edukata e vlerave apo virtyteve.'

Sakaq, nënvizon distancimin mes njerëzve që ka bërë që roli i komunitetit, familjes dhe shkollës të jetë i pandjeshëm.

'Distanca na bën të largohemi nga njëri tjetri dhe indiferent dhe ne shqiptarët kemi filluar të futemi në problemet e shëndetit mendor, si vetmia. Kjo bën që roli i komunitetit të jetë i pandjeshëm. Familja do vazhdojë të luajë ndikimin mbi individ apo dhe shkolla duhet të kenë kontrollin e sjelljes së adoleshentit në rastin aktual.'

'Ne në fakt si popull përfshihemi në ndryshime por në ato që na interesojnë ose argëtojmë.'

Së fundmi shton se mungesa e respektit është një anti vlerë dhe njerëzit shohin vetëm interesin e çastit dhe atë gjë që i argëton.

'Të ndërtosh interesat e tua dhe mirëqenien në raport me të tjerët. Mungesa e respektit janë anti-vlera apo liria e shfrenuar në një vend si Shqipëria i tejkalon mundësitë e saj. Prandaj marrim ato gjëra që janë në interesin e çastit. Ruan situatën e thyeshme të demokracisë tonë.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë