Nga drama në dramë. Daja i Marjo Memës, bashkëpunëtori i Igli Memës në vrasjen e Ismail Lulit, i ka dhënë fund jetës “për shkak të turpit të asaj që ka bërë Marjo”.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e djalit, Vera Mema në një prononcim për "Tgcom24". “Mario është një djalë i mbarë, nuk bën nga këto gjëra. Vëllai im ka vrarë veten sot”, thotë nëna e Marjos.
Vëllai i saj, Mond Abeshi, 43 vjeç, është gjetur i pajetë në depon e banesën e tij në Tiranë i varur me litarë nga djali i tij 12 vjeç.
“Më datë 25.07.2015, në Spitalin e Traumës familjarët kanë sjellë trupin e pa jetë të shtetasit Mondi Abeshi, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte gjendur nga familjarët, në depon e banesës së tij i vetëvarur me lak në fyt, i cili kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet për vrasjen e 17-vjeçarit, Ismail Lulit kanë marrë një rrjedhë tjetër pasi Igli Meta ka ndryshuar qëndrim. Sipas tij Marjo e ka ndihmuar në vrasjen e 17-vjeçarit, ndërsa ma parë ai pari marrë gjithçka përsipër vetë.
“Pse Igli ndryshon mendim pas një jave? Igli duhet t’i qëndrojë fjalës. Nëse e ka bërë vrasjen duhet të marrë dënim, nëse dhe djali im ka marrë pjesë të dënohet. Pikë!”, shprehet nëna e Marjo Memës.
Policia gjen thikën e krimit dhe telefonin e Ismailit

(Thika me të cilën u ther Ismail Luli)
Prej orës 04:00 të mëngjesit të ditës së shtunë policia italiane është vënë në kërkim të gjetjes së armës së krimit, me të cilën u vra Ismail Luli.
17-vjeçari u vra me një thikë 15 cm të gjatë, armë e cila është gjetur nga policia pas shumë orësh kërkim. Bashkë me thikën, policia ka gjetur dhe telefonin e Ismailit. Telefoni iPhone u gjet në breg të lumit, ku Igli Meta dhe Marjo Mema shkuan të zhdukin njollat e gjakut pas krimit.
Hetuesit po punojnë për të qartësuar të gjitha aspektet e kësaj ngjarjeje pasi ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me një vrasje të paramenduar apo jo. Gjithashtu ende nuk është sqaruar roli i Marjo Memës në krim.
Deklaratat kontradiktore

(Marjo Mema dhe Igli Meta)
Igli Meta deri tani ka marrë çdo gjë përsipër në vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli. Gjatë deklarimeve të para pas arrestimit, Meta është përpjekur ta shfajësojë nga çdo lloj përgjegjësie Marjon.
Por tashmë duket se kanë ndryshuar gjëra. Një nga pikëpyetjet që duan të zgjidhin hetuesit është se kush i ka dërguar SMS-së familjes së 17-vjeçarit nga telefoni i tij.
Në seancën dëgjimore, Igli Meta është shprehur para gjykatës se ka qenë Marjo, që ka dërguar një mesazh të tillë për nënën e Ismailit nga telefoni i këtij të fundit.
Ndërsa vetë 19-vjeçari Marjon Mema nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke thënë se ai nuk ka asnjë rol në vrasje se edhe SMS-në e ka dërguar po Igli.
Seanca dëgjimore të dy shqiptarëve të arrestuar bënë veç e veç. Sipas avokatit të Iglit, klienti i tij ka dëshmuar historinë në vijë “lineare dhe koherente”, ku ka treguar edhe provat e krimit.
Në mesazhin dërguar nënës së Ismail Lulit, shkruhej se 17-vjeçari do të shkonte në Milano dhe kërkonte që të mos e shqetësonin për këtë vendim të marrë.
Policia ende po heton për të zbulua të fshehta të tjera të kësaj ngjarjeje. Igli Meta dhe Marjo Mema kanë marrë masën arrest me burg.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com