Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mirsad Aletin dhe Toni Tomën, dy autorët e dyshuar të ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Bushatit, ku mbeti e vrarë një 19­-vjeçare dhe u plagosën dy të tjerë.

Mbi 31-­vjeçarin Toni Toma rëndojnë akuzat e për veprën penale të “Vrasje mbetur në tentavive”, Armebajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Kultivim i bimeve narkotike, ndërsa mbi 28­-vjeçarin Mirsad Aleti rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Dy të arrestuarit nuk kanë folur gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë.

elsa tusha

Viktima, 19-vjeçarja Elsa Tusha, është gjetur në sedijen e pasme të mjetit tip “BMW X5” me targa SH 6969, e ndërsa dy meshkujt që kanë mbetur të plagosur janë Selim Aleci 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në lokalin "Argenti" dhe sipas burimeve mësohet se konflikti ka nisur brenda ambienteve të lokalit dhe shkëmbimi i zjarrit ka përfunduar jashtë tij.  



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)