Vrasja e 19-vjeçarit nga shqiptari në Greqi dhe thika e ‘larë’ në gjak! Gjyshja e viktimës: Këtë prerje që i bënë djalit një kirurg ose një vrasës mund ta bëjë

Vrasja e 19-vjeçarit nga shqiptari në Greqi dhe thika e ‘larë’ në gjak! Gjyshja e viktimës: Këtë prerje që i bënë djalit një kirurg ose një vrasës mund ta bëjë

Viktima dhe vendi i ngajrjes

Vetëm disa orë pasi familja dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçari Alkis Kampanos, që iu pre jeta në lule të rinisë nga dora e 23-vjeçarit shqiptar që tashmë është në “dorë” të drejtësisë, gjyshja e tij ndau dhimbjen në media.

“Këtë prerje që i bënë djalit një kirurg ose një vrasës mund ta bëjë”, me lot që ishin thatë gjyshja e 19-vjeçarit kërkon një “Pse?”. “Pse e vranë?”, por nuk po merr përgjigje.

“Janë vrasës, një prerje të tillë mund ta bëjë një kirurg ose një vrasës. I dhanë goditjen përfundimtare. Le ta qëllonin, por të shpëtonte. Le ta plagosnin, por mos të iktë kështu. Ishte e nevojshme ta vrisnin?”, është shprehur ajo.

Ajo kërkon drejtësi. Kërkon që përveç shqiptarit që është tashmë në pranga të arrestohen  edhe pjesa e tjetër e bandës që ishin të pranishëm në atë moment.

“Zoti e dënoftë, por edhe ta gjejë atë që e nxiti të jepte goditjen fatale. Ai nuk ishte vetëm, ishte një bandë e tërë. Pse duhet të ziheshin? Le ta duan futbollin, por pse duhet të arrinë në këtë pikë?” Të mos qajë më asnjë nënë...Të mos qajë një nënë tjetër për një rast të tillë dhe të qetësohen sadopak tifozët me këtë futboll. Pse të luftosh fëmijë? " Të jesh tifozë, jo kriminel, " shtoi ai.

Mediat greke mendojnë se zënka e cila përfundoi fatale me dy grupe të rinjsh, ishte mes tifozësh, pra lindi nga fusha dhe përfundojë me një viktimë vetëm pak metra larg saj.

Thika e “larë” në gjak.

Thika, ishte e “larë” me gjakun e 19-vjeçarit, ndërsa shenjat e gishtave mbi të i përkonin shqiptarit. Këto janë rezultatet përfundimtare të dala nga laboratori, një provë e pakundërshtueshme që vrasësi ishte 23-vcjeçari shqiptar.

Si u arrestuar shqiptar nga policia?

Në videot nga kamerat e sigurisë së vendit të sulmit vdekjeprurës, është parë 23-vjeçari me një thikë në dorë.

Shqiptari pasi zbriti së bashku me miqtë e tij, të cilët po udhëtonin me dy makina, sulmuan Alkin dhe dy tjerë. Në një video e cila ka qarkulluar në internet, shihen disa momente pasi shqiptari ka qëlluar për vdekje me thikë Alkin dhe e ka lënë të shtrirë në rrugë, pa ndihmë dhe pa ndjenja.

Kanë qenë pikërisht targat e makinave që kanë ndihmuar policinë të gjënë gjurmët e kriminelit shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të pardjeshëm, vetëm disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.

Policia ende po punon ende për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët