TIRANË- Vrasja tronditëse në mes të Tiranës e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, ka mundur të sjellë me këmbët e tij përpara drejtësisë, autorin Axel Hoxhaj.
Autori është vetëdorëzuar si rezultat i presioneve por edhe me anë të negociatave me familjarët nga ana e ‘bluve’ të Tiranës. Duke qenë se u vetëdorëzua, sipas Kodit Penal mund edhe të ketë lehtësime në vijim të hetimeve mbi ngjarjen.
Bashkë me të, do të vuajë dënimin edhe miku i tij Ensi Maze i arrestuar pak pas ngjarjes, 18-vjeç i cili qe bashkëpunëtor për vrasjen e 20-vjeçarit mbrëmjen e errët të 19 prillit.
Dinamika e ngjarjes:
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.
Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.
Në dëshminë më hershme të bashkëpunëtorit në krim, Ensi Maze ai tha se Stiven Toshkesi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkesi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
Plumbin ne koke edhe keto dy plehra edhe mesojn 100 te tjere. Kjo eshte vrasje me dashje qe ne 2023 nuk mund te egzistoj. Kam 20 vjet i larguar po e njejta shqiperi eshte e do ngele.
PërgjigjuMe siguri, keto 20 vite, ke degjuar plot ngjarje te ngjashme edhe atje ku jeton. Zakon i cuditshem ky i emigranteve, te shajne Shqiperine. Nderkohe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh per budalliqet qe ndodhin aty ku jetojne.
varini ne mes te tiranes...
Përgjigju