ITALI- Një i dyshuar tjetër është vënë në hetim nga policia Italiane për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar Enrico Aliaj, i cili humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë. Ai është shoku i viktimës dhe vëllait të tij Elham Aliaj, një 17 vjeçar italian, i cili ishte në banesë në momentin kur ndodhi vrasja dhe me pas u largua nga banesa.
Të tre, përfshirë dhe viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit, për të konstatuar ndonjë gjurmë të mbetjeve të zjarrit në duart e tyre.
Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë se bëhej fjalë për një loje të rrezikshme (ruletë ruse), që përfundoi në tragjedi, pasi Enriko qëlloi veten.
Shqipe Aliaj, nëna e viktimës, tha në një intervistë për Report TV se djali i saj po luante me pistoletën me mulli me një fishek të vetëm në momentin kur qëlloi veten. E gjithë skena e ngjarjes është parë nga vëllai tjetër 18 vjeçar dhe shoku i tyre i cili ishte i pranishëm. Megjithatë hetimet për vdekjen e të riut vijojnë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në provincën e Piacenzas. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.
Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4388
Lajme të tjera
-
FOTO/ Një parajsë buzë liqenit të Komos, zbulohet hoteli më i mirë në botë
21 Shtator, 17:33
-
Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp
21 Shtator, 16:11
-
Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit
21 Shtator, 13:05
-
Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet
21 Shtator, 12:25
-
Meloni 'e prerë' për çështjen e emigracionit : Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp refugjatësh të Evropës
20 Shtator, 11:51
-
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre gra e burra shqiptarë! 17 në kërkim (Emra-Video)
19 Shtator, 19:56
-
Itali/ Po transportonte një ekskavator, me shenja në kokë, gjendet i pajetë në anë të rrugës 43-vjeçari shqiptar
19 Shtator, 19:18
-
'Topat e përgjakur', Mancini, Bin Salman dhe Ronaldo 'duart me gjak' në Milano para Champions League
19 Shtator, 16:12
-
Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Greqi ish-efektivi i Forcave Operacionale! Kureta, i përjashtuar nga policia në fillim të shtatorit
19 Shtator, 15:49
-
Itali/ Tentuan të digjnin në gjumë të afërmen e moshuar, arrestohen babë e bir nga Shqipëria! Morën vendimin ekstrem pas debateve të ashpra
19 Shtator, 13:38
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator, 12:48
-
Ish-presidenti italian në gjendje të rëndë shëndetësore, Napolitano 98 vjeç drejtoi shtetin nga 2006-2015
19 Shtator, 11:22