Sot do festonte ditëlindjen! E ëma e të resë që u vra nga ish-burri: Sa hapi derën thashë 'mos është Eltoni'! Ishte me bukë në gojë, e qëlloi pas shpine! Babai: Kërkoj varje në litar për atë fundërrinë

FIER- Sot, Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes, me fëmijën e vogël, familjarët dhe shoqet e saj, por fatkeqësisht ajo po tretet në dhe' për shkak të një njeriu që e deshi shumë fort, por që kurrë nuk e pranoi se e reja nuk do të ishte më gruaja e tij! Sot familja pret vizita ngushëllimi në shtëpinë, vend që pak ditë më parë u shndërrua në një skenë krimi. Elton Meta ishte kthyer në një "makth" për familjen Bengaj i druhej se do kishte këtë fund, prandaj edhe kishin marrë masa që vajzën të mos ta linin kurrë vetëm dhe e shoqëronin atë sa herë që dilte nga puna mbrëmjeve vonë, kur ishte turn i dytë, por kjo nuk ka mjaftuar, sepse Eltoni e vrau atë në shtëpinë e saj, në sy të nënës dhe babait. Lutjet e ish-vjehrrës së tij, 31-vjeçari nuk i dëgjoi, por qëlloi të renë pas shpine dhe bukë në gojë, si një frikacak dhe më pas u largua me shpejtësi, duke u fshehur në pyll.

"Dhe çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë, ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallar, e prita vajzën, ishte me bukë në gojë, sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë "mos ky do jetë Eltoni" me kallash. E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thashë merre armën dhe kthehu, "ku është ajo më tha", vajza më thotë " ca është", doli me pjatë në dorë. Nusja i tha "mos e godit atë se është shtazënë", aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu, ajo i tha "hajde se s'ke punë me ata po me mua' dhe sa kthehu kurrizin e goditi", rrëfen nëna.

Prej vitesh, babai ka heshtur edhe pse siç tregon nuk ka qenë dakord që në fillim të lidhjes së tyre, aso kohe vajza ishte vetëm 13 vjeç. Heshti edhe kur ai u erdhi në shtëpi një vit më parë duke i kërcënuar me armë kallashnikovi, nuk foli as pas akuzave të ish-krushkës, ku i akuzonte vajzën si shkaktare të asaj se çfarë ndodhi në shtator të 2020. Sot zgjodhi të flasë, edhe pse shumë vonë! Po ngre zëri që ish-dhëndri i tij të dënohet maksimalisht për jetën që i mori vajzës dhe kërkon dënim me vdekje. 

"Vite më parë në pabesi kjo familje më rrëmben vajzën, me mashtrim, për martesë. Në fillim nuk fola, për turp kundrejt të gjithëve që më njihnin, se donte të thoshte që ti nuk je i aftë dhe vajza të iku nga shtëpia. U detyrova, erdha në shtëpi dhe bëra paqe me fëmijën tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Pas pak kohësh lindi një fëmijë, Noemi, që është një fëmijë i mrekullueshëm. Filluan grindjet! Ish-dhëndri, ky plehrë e shoqërisë shqiptare, filloi ta tradhtonte. E faktuam dhe vajza merr djalin në telefon dhe i thotë hajde më merr se unë nuk rri më këtë. Pas 5 ditësh vjen dhe kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola dhe nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, një mashtruese, doli në televizor dhe tha që armën e kishte marrë në shtëpinë time. Deklaron që unë kisha ndërhyrë në prokurori për ta çuar në një burg në veri", tha ai.

Akuza ka hedhur edhe në drejtim të gjyqtarit Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, të cilët e nxorën nga burgu duke gënjyer se është i sëmurë mendor.

"Unë denoncoj publikisht prokurorin dhe z. Pirro Sota. Ata e liruan dhe sot iku ime bijë. Akuzoj ish-ministren e Drejtësisë. Kush janë këta mjekë që kanë lëshuar atë dokumentin që na qenka sëmuri dhe ai të dilte nga burgu. Unë këtë nuk do ta kaloj në plumb, por në varje. I falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Vajza ime sot bënte 23-vjeçe.Në momentin e ngjarjes ka qenë aty edhe nusja e djalit. Vajza i doli para atij që të mos qëllonte kunatën. Unë akuzoj direkt gjyqtarin Pirro Sota. Ai të japë llogari personalisht. I njoh personalisht. Unë kërkoj dënim në litar. Nuk ka më të drejta njeriu me këtë lloj fundërrinash. Nuk dua të kem asnjë kontakt me familjen e tij. Opinioni publik në radhë të parë duhet të ngrihet kundër këtyre plehrave në sistemin e drejtësisë", ka thënë ai.

Sabrina Bengaj u vra 3 ditë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta, duke lënë pas një fëmijë të vogël. Meta u arratis menjëherë pas ngjarjes, por kjo arrati nuk i zgjati shumë. Ai u arrestua pas 3 orë ndjekjeje, i fshehur në një pyll në fshatin e tij në Peshtan të Fierit, ku iu gjet edhe arma e krim. Kjo vrasja e të resë nxori në pah edhe skandalin e drejtësisë shqiptare, ku Meta ndonëse terrorizoi për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, nuk bëri asnjë ditë burg, pasi gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, nuk e dënuan me asnjë ditë burg, por e shtruan në spitalin burg të Zaharisë. Prej aty, vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi.

Dhimbjes së këtyre prindërve, u duhet dhënë ngushëllim nga autoritetet shtetërore, por me vepra, për të vënë përballë përgjegjësisë ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që në 5 muaj shpallën të shëruar me letra një person me probleme të shëndetit mendor, që sot u kthye në vrasës.

1631523801_metaj.jpg

Autori Elton Meta dhe viktima Sabrina Bengaj

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2021 23:48

    Vajza jote ishte femije 13 vjec,nuk mund te vendoste per vete,ju si familje kishit pergjegjesi ligjore per te.Por faj nuk keni vetem ju.Kush eshte ai/ajo punonjes i gjendjes civile qe ka lejuar kete martese,me cfare certifikate ka firmosur e vulosur martesen ?Nuk i plasen syte dhe te shikonte moshen e saj dhe te dhenderit?!Duhen ashpersuar denimet per zyrtaret qe zyrtarizojne keto martesa me femije sikur jemi ne vendet arabe.

    Përgjigju
  • andon: 13/09/2021 09:38

    protesto dhe Emri i Vajzes tende te shkruhet me shkronja te ARTA ne ligje , kerkoje te drejten tende deri ne fund mos pushoni kurre kurre kurre .

    Përgjigju
  • Erioni: 13/09/2021 09:08

    dhjefsha shtetin dhe gjykatat. Po si lihen ne te njejtin qytet te banojne keto qe perndiqen ngq burrat kriminele?? Une qe sjam shtet, keto qe ndiqen per tu vrare, do i vendosja ne nje qytet tjeter te madh dhe me indentitet, emer te ndryshuar. Shtet mesjetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja