Vrasja e 25 vjeçarit, Veliaj: Duhet bërë drejtësi, ai që ka bërë gabimin të mbajë përgjegjësi! Reagimi i qytetarëve i kuptueshëm, dëmet do i rikuperojmë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inkurajon drejtësinë që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shprehet se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj iu bashkua dhimbjes së familjes për humbjen e djalit dhe theksoi se reagimi i qytetarëve për ngjarjen është i kuptueshëm, kurse dëmtimet në qytet janë gjëra të parëndësishme, që rikuperohen.

“Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh. Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin - rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi të bëhet drejtësi, ndryshe nga çfarë ndodhi në 21 janar.

“Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë. Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë prapë më të fortë, shtëpia e vjetër ishte cope-copë. Për t’u ringritur do të ringrihemi, e vetmja çështje është që të ringrihemi më të mirë se ç’ishim kur ramë”, përfundoi Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 10/12/2020 15:56

    Bravo Erion. Hera e pare qe me pelqen

    Përgjigju
  • Gri sallat: 10/12/2020 13:42

    Korbi po qane hallin e viktimes. Ik thuj ati kryetarit tend si erdhe ne pushtet para 7 viteve cfar premtove per 21 janarin? Cfar premtimesh e zotimesh mbajti per 21 janarin kush u denua per 21 janarin? Pse nuk beni drejtsi per 21 janarin keni 7 vite ne pushtet ca perallisni 21 janari nuk duhet harruar? Ju i keni mar ne mbrojtje ata qe moren pjes ne 21 janar. Ju jeni me keq se ata qe vrane me 21 janar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja