Vrasja e 27 vjeçarit shqiptar ‘enigmë’ në Gjermani, kush e solli kufomën deri tek parajsa e saunës

Vrasja e 27 vjeçarit shqiptar ‘enigmë’ në Gjermani, kush e solli kufomën deri tek parajsa e saunës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë ku ka mbetur i vrarë një shqiptar i cili dyshohet të jetë ekzekutuar.

Për ngjarjen, një 17 vjeçar u vetëdorëzua nga polici duke deklaruar se kishte ekzekutuar një njeri me plumb në kokë. 

Viktima është një 27 vjeçar shqiptar i cili nuk kishte një adresë permanente, por ishte i njohur për policinë.

Hetuesit po hetojnë për motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.

Por misteri është shtuar për shkak se vendi ku u gjet trupi, nuk është vendi ku është kryer krimi. Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, ndërsa trupi është hedhur pranë parajsës së saunës më vonë.

Të martën në mëngjes, qindra forca policore kanë krehur zonën për të kërkuar për armën e krimit.

Ende nuk dihet nëse ata kanë gjetur pistoletën e krimit. BILD ka fotografuar momentin kur policët gjetën një targë makine.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë

Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë