TIRANE- Në tre seanca të veçanta njëra pas tjetrës këtë të shtunë gjyqtari Sandër Simoni i Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tre të arrestuarit e vetëm për masakrën e ndodhur në mes të ditës, të mërkurën e 27 majit në Bulevardin Zogu i Parë në kryeqytet ku humbën jetën tre persona.

Italiani Salvatore Letizia dhe vëllezërit Klevis e Markeljan Doçi akuzohen për vrasje për gjakmarrje, në lidhje me atentatin ku humbën jetën Gerti Goxhaj, Mentor Lufi (xhaxhai i vëllezërve) dhe Besnik Sulku i cili dyshohet se kishte paguar italianin për të vrarë Mentor Lufin. Hasmëria lidhet me vrasjen e vëllait të Sulkut në Holandë, e cila dyshohet se është kryer nga vëllezërit Doci. Kjo vrasje dyshohet se ka shkak një tjetër atentat të ndodhur në Tiranë me 19 dhjetor të vitit të kaluar, kur Mentor Lufi mbeti i plagosur e autor dyshohet se mund të ketë qenë Durim Sulku (që humbu jetën në Holandë) me të vëllanë Besnik Sulku. 

Salvatore Letizia i veshur me bluzën e Napolit në sallën e gjyqit
Letizia, i pari që mësoi se do i duhet të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve për atentatin, u shfaq mjaft i qetë në bankën e të akuzuarit, ku me ndihmën e përkthyeses tha vetëm gjeneralitetet e tij pa dashur të komentojë akuzat. I veshur sportiv me bluzën e skuadrës së Napolit, italiani tha se banon në Napoli dhe se me profesion është murator. Ai pranoi se kishte qenë i dënuar nga drejtësia italiane për armëmbajtje pa leje dhe drogë, kur kishte qenë i mitur, por pohoi se nuk dëshironte të fliste në këtë fazë të hetimit. 

Në ndryshim nga vendimi i gjykatësit, avokati shqiptar i Letizias, Ilia ilia kërkoi një masë më të lehtë nga arresti me burg.
 
Referuar deklarimeve të dhëna përpara hetuesve, të cilat A1 Report i ka mësuar përmes burimeve, Letizia nuk ka pranuar të ketë vrarë Mentor Lufin dhe shoferin Gerti Goxhaj, teksa lëviznin me makinë në zonën pranë Maternitetit të Vjetër te Stacioni i Trenit. Italiani tha se ka qenë me Besnik Sulkun në momentin kur është derdhur breshëria e plumbave mbi Lufin dhe Goxhajn, por se nuk i ka vrarë ai. Sipas dëshmisë, Letizia ka thënë se vetëm sa ka qëlluar në ajër me pistoletë. Një qëndrim të kundërt ka mbajtur prokuroria e cila pretendon se italiani Slvatore Letizia ka pasur qëllim të qartë për të vrarë Mentor Lufin dhe madje ka dyshime që është paguar për ekzekutimin e tij, për sa kohë edhe ditën e masakrës Letizia ju gjet fotoja e 39-vjeçarit nga Bulqiza që jetonte në Tiranë. 

Ndërkohë, dy vëllezërit Doçi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Besnik Sulkut, pasi ai kishte qëlluar mbi xhaxhain e tyre Mentor Lufin. Veç kësaj vrasjeje vëllezërit Doçi akuzohen edhe për vrasjen e Sulkut me 6 prill të këtij viti në Holandë. Në deklarimet para hetuesve ka qenë Markeljani i cili ka pranuar se ka qëlluar i vetëm ndaj Sulkut duke përjashtuar çdo mundësi që të ketë qëlluar edhe vëllai i tij. 

Ndërkohë, dy vëllezërit Doçi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Besnik Sulkut, pasi ai kishte qëlluar mbi xhaxhain e tyre Mentor Lufin. Veç kësaj vrasjeje vëllezërit Doçi akuzohen edhe për vrasjen e Sulkut me 6 prill të këtij viti në Holandë. Në deklarimet para hetuesve ka qenë Markeljani i cili ka pranuar se ka qëlluar i vetëm ndaj Sulkut duke përjashtuar çdo mundësi që të ketë qëlluar edhe vëllai i tij. 

Ora 13:25 Gjykata: Arrest me burg Markeljan Doçit
markeljan doci
Në foto: Markeljan Doçi 

Ora 13:00 Gjykata: Arrest me burg Klevis Doçit
klevis doci
Në foto: Klevis Doçi 

Ora 12:00 Gjykata: Arrest me burg italianit Salvatore Letizia