KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar personin e shtatë në lidhje me vrasjen e kuksianit Visart Cengu në lokalin “Kobra City”. Në pranga ka përfunduar Roland Susuri, për të cilin Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 30 ditë.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe manipulim të provave dhe mediat e Kosovës raportojnë se Susuri dyshohet se ka nisur i pari konfliktin.
Dinamika e ngjajes së rëndë në Prizren:
Një konflikt për një faturë të birrave në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.
Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Kush është autori
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri. Pas kësaj ngjarjeje, mediat e kosovës raportuan se mbi të rëndonin mbi 100 akuza për vepra penale por gjithsesi ai ishte i lirë.
S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
42.9%
-
Jo
54.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9562
Lajme të tjera
-
Digjen tre makina në veri të Kosovës, dy prej tyre me targa 'RKS'! Në pranga një serb! Zveçla: Pjesë e strukturës që ka sulmuar policinë
1 Prill, 18:26
-
Thaçi të hënën para gjykatës, historiania: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet
1 Prill, 14:25
-
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
31 Mars, 18:47
-
Mars i 'përgjakur’, në vetëm 1 muaj 8 viktima të pafajshme! Nga masakra e Dan Hutrës te sulmi në Top Channel! Vrasje me armë zjarri e thikë, 13 të plagosur
31 Mars, 17:40
-
Franca dhe Gjermania, thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
31 Mars, 16:15
-
Vijojnë tensionet, digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’ në veri të Kosovës! Edhe dje i vunë flakën dy mjeteve në Zveçan e në Mitrovicën e Veriut
31 Mars, 11:55
-
Raporte të 'ngrira'? Kurti 'shuan' zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi disa mospajtime, por s'e kemi luksin të zihemi! Qëndrim 'besnik' për Ballkanin e Hapur
31 Mars, 09:34
-
'Babi po me vret', 62-vjeçari shqiptar në Itali masakron me thikë për vdekje gruan e tij! Arrestohet nga policia
31 Mars, 08:08
-
Sërish tensione? Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri
30 Mars, 14:58
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars, 14:13
-
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu? Ju malokë ikni nga keni ardhur
30 Mars, 10:33
-
Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE
30 Mars, 08:42
Po ata Kukesianet e shkrete a nuk i paten syte ne balle. Ky duket nje kilometer larg qe eshte surrat i poshter.
Përgjigju